eksperti ad

Në mbylljen e Doku Fest, edicioni i 19-të, Rave Travel po sjell Altin Boshnajkun.

Ai do të performojë në aktet "Sonic Transmission" këtë të Shtunë, nga ora 21:30 - live në Facebook.


Altin Boshnjaku duke qenë i përfshirë në skenën 'underground musi'c nga mosha e hershme si një 'raver', karriera e tij filloi në fund të vitit 2014 me stile të ndryshme të muzikës si: house, techno, minimal, dhe kështu ai fitoi shumë shpejt një reputacion për setet e tij unike.

Në Zone Club ai performoi me emrat e mëdhenj në industri si: Tobi Neumann dhe Cassy, ai ishte kryesisht aktiv edhe në festivale dhe ngjarje të tjera të muzikës elektronike në Kosove dhe Shqipëri.

Gjithmonë e rëndësishme është energjia dhe lidhja me njerëzit që përcakton identitetin e tij unik.

Këtë të diel, duke filluar prej orës 21:00, ju mund të ndiqni performancën e tij në “Rare Live Session” dhe në faqen zyrtare të Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/

telegrafii