LAJMI I FUNDIT:

Rakitic: Pjanic i nënvlerësuar, do doja të luaja me Ronaldon

Rakitic: Pjanic i nënvlerësuar, do doja të luaja me Ronaldon

Ivan Rakitic i Barcelonës ka thënë se mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic është njëri nga futbollistët më të nënvlerësuar në botë, ndërsa ka shtuar se do të donte të luante me Cristiano Ronaldon.

Kroati ka qenë i lidhur vazhdimisht me një transferim te Juventusi në muajt e fundit, por një veprim i raportuar në janar nuk u realizua kurrë.


Rakitic dha një intervistë për Bleacher Report dhe komentet e tij kanë nxitur spekulime edhe një herë mbi një transferim në Serie A.

Juventusi dhe Barça ishin shumë afër shkëmbimit të lojtarëve Bernardeschi-Rakitic
Lexo po ashtu Juventusi dhe Barça ishin shumë afër shkëmbimit të lojtarëve Bernardeschi-Rakitic

“Për mua një nga lojtarët më të nënvlerësuar në botë është Miralem Pjanic. Jose Mourinho për shembull tha emrin tim tek të nënvlerësuarit, por për mua Pjanic është gjithashtu”, ka thënë fillimisht Rakitic për Bleacher Report.

Rakitic ka luajtur me Lionel Messin për disa vjet, por pranon se ai gjithashtu do të dëshironte të luante me rivalin e madh të Messit, Ronaldon.

“Messi është lojtari më i miri i të gjitha kohërave dhe është fantastike të luash përkrah tij”.

Efekti Ronaldo: Juventusi ka marr miliona euro më shumë nga marrëveshjet sponzorizuese prej ardhjes së portugezit
Lexo po ashtu Efekti Ronaldo: Juventusi ka marr miliona euro më shumë nga marrëveshjet sponzorizuese prej ardhjes së portugezit

“Natyrisht që do të doja të luaja me Ronaldon, ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit”.

“Ju me të vërtetë kënaqeni duke e parë atë dhe të gjithë mund të shohin se çfarë po bën te Juventusi”, përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori