Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të zhvillojnë lojëra të ndryshme brenda shtëpisë.

Së fundmi disa pyetjeve i është përgjigjur këngëtari Blero në një emision në moderimin e Gani Gërmisë.


Një nga pyetjet kishte të bënte me atë se me cilën nga konkurrentet do ta kalonte një natë romantike.

Screenshot 4 4 Foto: Screenshot/YouTube

“Me cilën nga banoret do ta kaloje një natë romantike”, iu drejtua gazetari shqiptar, për të cilën Blero nuk dha një emër.

“Asnjërën”, u shpreh ai.

Screenshot 5 4 Foto: Screenshot/YouTube

Dhe pasi nuk dha një emër specifik, artisti u detyrua të pinte një lugë 'Tabasco'.

Blero këtë duket ta ketë bërë në nderim të partneres së tij të re pasi ka thënë se ka respekt të madh për të. /Telegrafi/