LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje e paraqitjeve të Benzemas për Real Madridin dëshmojnë se francezi e meritoi plotësisht Topin e Artë

Përmbledhje e paraqitjeve të Benzemas për Real Madridin dëshmojnë se francezi e meritoi plotësisht Topin e Artë

Karim Benzema ishte padyshim lojtari më i mirë në sezonin e kaluar, siç e dëshmon një video përmbledhje e paraqitjeve të tij më të mira për Real Madridin.

Sulmuesi u shpall si fituesi i fundit i Topit të Artë mbrëmjen e së hënës, në ceremoninë e mbajtur në Paris nga revista franceze – France Football.


Francezi u bë lojtari i 26-të që iu dha çmimi, pasi trofeu filloi të ndahej nga viti 1956, dhe i pesti nga vendi i lindjes.

Benzema kishte shanse për favorit që kur luajti një rol integral në ecurinë e Realit në finalen e Ligës së Kampionëve në maj, ku ata mundën Liverpoolin.

Nuk ka dyshime se kush do ta merrte në shtëpi Topin e Artë këtë vit pasi Reali u kurorëzua kampion i Evropës për herë të 14-të në historinë e tyre.

Golat e francezit deri në finale ishin jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi ai i ndihmoi ata të largoheshin nga telashet në 16-të e fundit, çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Ai shënoi golin e fitores kundër PSG-së në raundin e parë me eliminim direkt, me një hat-trick në 17 minuta në pjesën e dytë të ndeshjes së dytë.

Kjo u pasua me një tjetër hat-trick kundër Chelseat në raundin pasardhës, por goli i tij në kohën shtesë të ndeshjes së dytë ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi Blutë dukej se do të përfundonin rikthimin e tyre.

Më pas në gjysmëfinale ai shënoi sërish një penallti në kohën shtesë, këtë herë kundër Manchester Cityt, duke vendosur finalen në Paris ndaj Liverpoolit.

Dhe momentet kryesore të sezonit të tij janë kapur në një video përmbledhëse, e cila nuk lë asnjë dyshim për fitoren e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori