LAJMI I FUNDIT:

Orari dhe çiftet çerekfinale në Kupën e Italisë

Orari dhe çiftet çerekfinale në Kupën e Italisë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë, ku tetë skuadra kanë siguruar plasmanin në çerekfinale.

Tanimë Federata e Futbollit të Italisë ka zbuluar edhe orarin e katër sfidave çerekfinale në Coppa Italia.


Inter – Atalanta, Juventus – Lazio, Roma – Cremonese dhe Fiorentina – Torino janë katër çiftet çerekfinale në Coppa Italia.

Inter do të zbres në fushë më 31 janar me fillim nga ora 21:00 ku përballet me Atalantën në ‘Giuzeppe Meazza’.

Ndërkohë një ditë më vonë do të luhen edhe dy sfidat tjera çerekfinale Fiorentina – Torino (18:00) dhe Roma – Cremonese nga ora 21:00.

E sfida e fundit çerekfinale do të zhvillohet të enjten e 2 shkurtit mes Juventusit dhe Lazios.

Kujtojmë që Milan dhe Napoli janë dy skuadrat e mëdha që janë eliminuar nga Kupa e Italisë. /Telegrafi/