LAJMI I FUNDIT:

Oferta e Manchester United për Frenkie De Jong ka një ‘datë skadimi’

Oferta e Manchester United për Frenkie De Jong ka një ‘datë skadimi’

Manchester Unitedi mund të jetë i etur për të nënshkruar me Frenkie de Jong nga Barcelona, ​​por oferta e tyre për transferim nuk do të jetë aktive përgjithmonë.

Çdo verë Unitedi duket se përfshihet në një sagë transferimi që zgjat shumë, ndërkohë që rivalët e tyre hyjnë dhe i kryejnë lëvizjet e tyre kryesore relativisht shpejt, siç është nënshkrimi i Erling Haaland nga Manchester City.


Harry Maguire dhe Jadon Sancho janë potencialisht dy shembujt më të mirë, me Bruno Fernandes gjithashtu duke marrë kohën e tij në një afat transferimesh të janarit, dhe këtë vit ka të bëjë me holandezin De Jong.

Ndërsa ata kanë kryer nënshkrimet me Tyrell Malacia dhe Christian Eriksen, përpjekjet për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës po zgjasin dukshëm.

Refuzimi i Barçës për të paguar paratë që i detyrohen lojtarit, si dhe dëshira e tij për të qëndruar në Camp Nou, nuk po i bëjnë gjërat të ecin aspak shpejt.

Tani duket se të gjithë duhet të arrijnë një marrëveshje mjaft shpejt, sepse Unitedi nuk janë gati të presin deri në pafundësi.

Sipas gazetës Sport, oferta që është në tavolinë ka një ‘datë skadimi’ dhe klubi po i bën presion lojtarit që të lëvizë, për të mos mbaruar koha e caktuar.

De Jong është i etur për të qëndruar në Camp Nou, pavarësisht se klubi i tij duket se është i hapur për të lënë lojtarin të largohet, me Chelsean gjithashtu që thuhet se është i interesuar.

Disa raporte kanë pohuar se gjigantët spanjollë duhet të shesin ish-lojtarin e Ajaxit për shkak të problemeve të tyre financiare dhe transferimeve të ardhshme.

Skuadra e Xavi ka shtuar Franck Kessie, Andreas Christiansen dhe Raphinha tashmë këtë verë dhe Robert Leëandoëski që pritet të bashkohet së shpejti.

Jules Kounde dhe Bernardo Silva gjithashtu kanë qenë të lidhur me klubin dhe gjatë javëve të ardhshme mund të ketë diçka të re në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori