LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga debutimi në muzikë, Don Xhoni: Është vetëm fillimi dhe gjëja më e vogël prej asaj që do të japë në vazhdim

Një vit nga debutimi në muzikë, Don Xhoni: Është vetëm fillimi dhe gjëja më e vogël prej asaj që do të japë në vazhdim
Don Xhoni (Foto: Instagram)

Reperi nga Drenica, Don Xhon, gjatë vitit të kaluar ishte bërë sensacion në rrjetet sociale e faqet rozë.

Kjo pas paraqitjes në emisionin “Gjoni Black”, në të cilin mori vëmendje të madhe me një ‘freestyle’ që më pas u bë viral gjithandej.


Një vit që nga debutimi në karrierë, artisti i njohur ka kujtuar të arriturat dhe punën e madhe që ka bërë marrë parasysh që akoma është një periudhë pandemie.

View this post on Instagram

A post shared by DON XHONI (@don_xhoni)

Ai ka theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se nuk do ndalet së punuari, me ç’rast shton se sivjet do të bëjë shumë projekte të tjera muzikore.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky është postimi i plotë i Don Xhonit (pa ndërhyrje):

“Sot eshte ni dite e madhe per mu, eshte 1 vjetori (19 Prill 2020) kur karriera jem e mori drejtimin e duhur t’asaj qe une kom punu me vjet me arrit te kjo dite.

Jom shume i lumtur qe po e shoh progresin tem kaq t’shpejt qe e kom bo pergjate ketij viti te pare t’karrieres tem, ani pse ka qene dhe vazhdon t’jete ni kohe shume e rende per industrine e muzikes (dhe shume industri tjera patjeter) per shkak te pandemise, une prap motivin edhe vullnetin n’pune e kom komplet njejte, asnihere si kom kalkulu t’hyrat qe i kom hup vazhdimisht tu nxjerr kaq shume projekte qe ne nji situate normale kishin me u shpagu shumefish.

Faleminderit Zot qe ma ke jep mundesine me tregu ata qe di me bo ma s’miri, faleminderit krejt juve qe po m’jepni arsyeje pse duhna me bo muzike t’mire edhe pse mos mu nal asnihere..

Eshte pak e pabesueshme qysh per 1 vjet kom mrri me kane n’kete pozicion, por une po ju thom qe edhe pse ka ndodh kaq shpejt, s’kom perdor kurfar ‘ashensori’, kom mrri me ‘shkalle’ ktu edhe me hapa stabil, tjeret munden me e pa si kulminacionin e karrieres tem, po per mu eshte veç fillimi edhe padyshim ma e vogla prej asaj çka une muj me dhane, kto qe i kom nxjerr jone ni numer shume i vogel prej numrit qe kom prodhu pergjate ketij viti, e mos ta menoj fare t’asaj ça kom n’menje.

Kshtu qe rrini gati, kom me jep shume, nuk kom mu ndiku n’asnji faktor qe me e ndal prodhimin e muzikes, pa marr parasysh situates, ju keni me vazhdu me ni shume sene, e sa i perket kesaj industrie t’flliqt e plote njerzve qe jane t’involvum ktu, Xhonin e mahalles kurr s’keni me flliq.

BIG DON XHONI UN JU DUA JU E DINI”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DON XHONI (@don_xhoni)

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Kalo në kategori