LAJMI I FUNDIT:

Nga Insigne te Messi: Futbollistët që u refuzuan nga klubet kur ishin të vegjël (Foto)

Nga Insigne te Messi: Futbollistët që u refuzuan nga klubet kur ishin të vegjël (Foto)

Futbolli mund të jetë një botë e vështirë në fillimet e karrierës për futbollistët, por disa nga ata ia kanë dal përkundër vështirësive.

Të mendosh që Lionel Messi e kishte të vështirë të gjente një klub në fëmijërinë e tij, Harry Kean u refuzua nga Arsenali, këta dhe historitë e dhjetë të tjerëve i keni më poshtë:


12. Lorenzo Insigne – Inter

Yuto Nagatomo duke i qëndruar në krah Lorenzo Insignes. Foto: Getty Images

Pasi familja e tij e pa talentin e vogëlushit e dërguan në prova te Interi, por ai u refuzua nga klubi zikaltër se ishte shumë i vogël.

11. Luke Shaw – Chelsea

Luke Shaw gjatë takimit me Carabao Cup ndaj Burton Albion në Old Trafford. Foto: Getty Images

Anglezi ishte pjesë e akademisë së Chelseat, por Blutë nuk e shikuan asnjëherë si lojtar me të ardhme të ndritur dhe kështu lejuan kalimin te Southampotoni si tetë vjetarë në atë kohë.

10. Mario Balotelli – Barcelona

Balotelli në një duel me Toure Yaya në takimin Gamper Trophy të 2007. Foto: Getty Images

A mund të imagjinoni Mario Balotellin me fanellën kaltër dhe kuq të Barçës? Është diçka që vështirë edhe imagjinohet, por realiteti mund të ishte ndryshe. Në moshën 16-vjeçare bëri prova te klubi katalunas dhe në ndeshjen provuese shënoi pesë gola. Por, transferimi nuk u realizua kurrë, shkas besohet se të keq qenë sjella jo e mirë e SuperMarios.

9. Diego Costa – Corinthians, Palmeiras dhe Santos

Costa në takimin ndaj Valencias në prill të 2014. Foto: Getty Images

Para se të merr epitetin e një prej sulmuesve më agresiv në Evropë, në Brazil atij nuk i është dhënë asnjë mundësi deri në moshën 15-vjeçare për të treguar vetën. Ai u refuzua nga Corinthians, Palmeiras dhe Santos, para se të kalonte te Braga në Evropë dhe pastaj të lulëzonte te Atletico Madridi.

8. Rashford – Man City

Rashford në gjysmë-finalen ndaj Celtas në Ligën e Evropës. Foto: Getty Images

Manchester City janë mjaft të rrezikshëm për kundërshtarët edhe pa Marcus Rashford, por a e keni ditur se anglezi ishte në prova te Citizens në moshën nëntë vjeçare. Ai u refuzua se ishte shumë i vogël dhe i dobët më fizik.

7. Harry Kane – Arsenal

Të pakët janë ata që nuk e kanë parë fotografitë e Kane sa ishte i vogël me fanellë të Arsenalit. Ai u refuzua nga Topçinjtë se ishte shumë i vogël dhe i ngadalshëm.

6. Ronaldinho – St Mirren

Duke ia dedikuar golin tifozëve

Nuk e kemi shkruar gabim. Fituesi i Topit të Artë u refuzua nga klubi skocez, St Mirren. Por, si? Në vitin 2001 maestro brazilian para se të kalonte te Paris Saint-Germaini nga Gremio ishte i interesuar të luante për një klub evropian, kjo që ai të adaptohej. Por, pas një problemi me dokumente, klubi skocez e ndali marrëveshjen.

5. Javier Zanetti – Independiente

Javier Zanetti ndaj Lazios, ai ishte edhe takimi i fundit ndaj Lazios. Foto: Getty Images

Pesë herë fituesi i Serie A, një herë i Ligës së Kampionë, Kupës UEFA dhe i shumë titujve tjerë, është lehtë të thuhet se Javier Zanetti është një nga fytyrat që nuk do të harrohet në futbollin italian. Ai në rininë e tij u refuzua nga skuadra argjentinase, Independiente me arsyen nuk ishte edhe aq i mirë dhe se nuk ishte fizikun për lojën e futbollit.

4. Yaya Toure – Arsenal

Një tjetër gabim nga Arsenali, këtë herë është Yaya Toure. Mesfushori shkoi deri në atë pikë sa në vitin 2003 luajti për Topçinjtë në një miqësore ndaj Barnet, por ai nuk impresionoi trajnerin Arsene Wenger, duke e quajtur lojtarin ‘mesatarë’.

3. Ronaldo – Flamengo

6 dhjetor 2001: Ronaldo, Adriano dhe Seedorf në bankën rezervë nda Ipswich Town në Kupën Uefa. Foto: ALLSPORT

Kur njerëzit flasin për sulmuesit më të mirë në botën e futbollit, aty është edhe emri i Ronaldos. Po flasim për ‘Fenomenin’, por i cili u refuzua nga klubi i tij i preferuar, Flamngo. Me këtë rast ai i’u bashkua Cruzeiros dhe shënoi 44 gola në 47 ndeshje, pastaj kaloi te PSV Eindhoven në moshën 17-vjeçare dhe pjesa tjetër është histori…

2. Zinedine Zidane – Blackburn Rovers

9 korrik 2001: Zinedine Zidane duke u prezantuar nga presidenti Florentino Perez dhe legjenda Di Stefano pas transferimit nga Juventusi. Foto: ALLSPORT

Presidenti Jack Walker do të kujtohet gjithmonë si njeriu që bleu Blackburn Rovers dhe e bëri skuadër për titull në Ligën Premier, por nuk do të harrohet edhe për fjalët: “Pse doni të nënshkruani Zidanen kur kemi Tim Sherwood?”. Komentet janë të tepërta, krahasimi mes dy lojtarëve nuk duhet as të mendohet.

1. Lionel Messi – Newell’s Old Boys dhe River Plate

19 nëntor 2005: Ronaldinho duke festuar golin ndaj Real Madridit me Messin. Foto: Getty Images

Në fillimet e tij Leo e kishte shumë të vështirë, kjo pasi ai kishte një komplikim në trupin e tij që ia ndalonte rritjen. Si pasoj e kësaj ai u refuzua nga Newells’Old Boys, përkundër se klubi argjentinas ishin në kërkim të lojtarëve të talentuar dhe talenti i Messit ishte i dukshëm. Ata refuzuan që të paguajnë një mijë dollarë në muaj për shërimin e tij. Messi u ndoq edhe nga River Plate, por edhe ata nuk ishin të gatshëm të investonin në medikamentet e kushtueshme për t’i siguruar atij hormonet e rritjes.

Gjithë këto i pagoi Barcelona dhe kështu ndryshuan edhe historinë e futbollit në të mirë të tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori