LAJMI I FUNDIT:

Nga Bentley 200 mijë funtesh i Guardiolas, Jaguari 60 mijë funtesh i Wengerit dhe deri tek Opel Insignia prej 18 mijëve e Kloppit – këto janë disa nga veturat që trajnerët e njohur evropianë vozisin (Foto)

Nga Bentley 200 mijë funtesh i Guardiolas, Jaguari 60 mijë funtesh i Wengerit dhe deri tek Opel Insignia prej 18 mijëve e Kloppit – këto janë disa nga veturat që trajnerët e njohur evropianë vozisin (Foto)

Vetura Bentley prej 200 mijë funtesh e Pep Guadiolas, Jaguari 60 mijë funtesh i Arsene Wengerit dhe vetura modeste Opel Insignia e Jurgen Klopp janë vetëm disa nga makinat që vozisin menaxherët kryesorë të futbollit në botë. Vetura interesante kanë edhe Zinedine Zidane, Diego Simeone dhe Antonio Conte.

Menaxherët kryesorë të futbollit në botë po fitojnë pasuri të madha nga puna e tyre dhe sigurisht që me ato të ardhura mund të kenë edhe gjëra të shtrenjta.


Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto)
Lexo po ashtu Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto)

Pra, nuk është çudi që trajnerët si Arsene Wenger, Pep Guardiola, Jose Mourinho dhe Zinedine Zidane mund të përballojnë të kenë makina luksoze.

Telegrafi më poshtë ua sjell disa nga markat e veturave që trajnerët e njohur vozisin dhe çmimet e tyre aktuale në treg.

Jose Mourinho – Jaguar F-Pace

Jose Mourinho është fytyra e Jaguarit, por ai nuk ka preferuar ndonjë tip të shpejt apo shumë të shtrenjtë.

Trajneri pragmatik portugez ka zgjedhur një veturë të tipit Jaguar F-Pace me vlerë rreth 34 mijë funte.

Pep Guardiola – Bentley GTX700

Trajneri i Manchester Cityt është ‘pronar’ i futbollit modern. Ju mund të shihni vetëm në mënyrën se si ekipi i tij luan ndeshjet.

Por, Guardiolas gjithashtu i pëlqen të udhëtojë me stil pasi ka zgjedhur një veturë të tipit Bentley GTX700 që vlerë rreth 200 mijë funteve.

Motori i veturës së tij ka një motor V-8 që gjeneron plot 530bhp.

Arsene Wenger – Jaguar XJ

Arsene Wenger pëlqen të jetojë një jetë luksoze me zgjedhjen e makinës së tij.

Trajneri francez është një tifoz i veturës Jaguar, dhe në veçanti, gamën e tyre të tipit XJ, i cili kushton diku në rajonin prej 60 mijë funteve.

Francezi gjithashtu nuk i ka harruar rrënjët e tij, duke vozitur gjithashtu rregullisht një veturë të tipit Citroën, të cilët kanë një marrëveshje sponsorizimi me gjigantët e Londrës Veriore.

Sam Allardyce – Bentley Continental

Sam Allardyce e ka blerë një Bentley në një ankand. Mund të jetë blerë në një ankand, por mos filloni të mendoni se ‘Big Sam-it’ i pëlqen të kursejë.

Menaxheri i Evertonit drejton një Bentley Continental, markë e re e cila e do të kushtonte rreth £ 100k.

Ne nuk e dimë se sa ka paguar, por duke e ditur se si Sam vepron në tregun e transferimeve ai do të ketë bërë një marrëveshje të mirë.

Alan Pardew – Range Rover Evoque

Alan Pardew është një tifoz i madh i veturës Range Rover Evoque që kushton diku rreth 31 mijë funte.

Trajneri i West Bromit ka qenë gjithmonë një njeri elegant, duke bërë pushime mode dhe ndjekje të klubeve në Ibiza, ashtu sikurse ju.

Ai gjithashtu kishte një herë edhe një Bentley Continental GT, i cili kushton rreth 155 mijë funteve.

Diego Simeone – Rang Rover Sport, Hyundai 

Menaxheri i Atletico Madridit pëlqen vetura të mëdhaja dhe ka zgjedhur një Range Rover Sport.

Cmimi i tij fillon nga 60 mijë funteve, është një motor popullor për elitën e Hollywoodit dhe një veturë shumë e shpejt.

Simeone gjithashtu ka edhe një veturë tjetër të madhe Hyundai. Është një motor hibrid me një çmim relativisht të ulët prej rreth 20 mijë funteve.

Këtë veturë Hyundai, Simeone e mban pasi marka e njohur është sponsor, kështu që ai është i detyruar kontraktualisht.

Zinedine Zidane – Audi, Range Rover, Maybach

Një nga lojtarët më të mëdhenj në botë, dhe trajner i fituesit të Ligës së Kampionëve, ‘Zizou’ ka një flotë makinash luksoze.

Por, Zidane në stërvitje të Real Madridit gjithmonë shkon me një veturë të tipit Audi ‘karavan’ me vlerë rreth 21 mijë funtesh.

Francezi gjithashtu ka një Range Rover Evoque dhe madje edhe një Mercedes Maybach me vlerë rreth 70 mijë funtesh.

Jurgen Klopp – Opel Insignia

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është gjithmonë një djalë i ‘krisur’ dhe kurrë nuk i pëlqen intervistat e TV-së.

Por, një makinë e shtrenjtë në mënyrë të qartë nuk është një simbol i statusit për bosin enigmatik gjerman, i cili ka një zgjedhje të guximshme.

Rrethuar nga Bentley dhe Lamborghinis në terrenin e trajnimit të Liverpoolit në Melëood, Jurgen zë vend me një veturë Opel Insignia.

Vetura e tij ka një çmim prej vetëm 18 mijë funtesh dhe kjo veturë gjermane është e përballueshme për të gjithë.

Antonio Conte – Jeep Grand Cherokee

Trajneri i Chelseat është parë shpesh me një veturë të tipit Jeep Grand Cherokee, e cili vlen rreth 47 mijë funte.

Conte gjithashtu vozitë edhe një veturë të tipit Nissan, e cila kushton vetëm 14 mijë funte i ri.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori