LAJMI I FUNDIT:

Maluma arrin në Shqipëri, poston foton e parë nga Tirana

Maluma arrin në Shqipëri, poston foton e parë nga Tirana

Sonte (14 mars) një prej yjeve më të njohura të muzikës ndërkombëtare, Maluma do të mbajë koncert në Tiranë.

Pak ora para nisjes së koncertit madhështor, artisti nga Kolumbia tashmë ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë.


28-vjeçari bëri të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në InstaStory, teksa publikoi një foto nga makina ndërsa vendosi në lokacion Tiranën.

Foto: Maluma/InstaStory

Kujtojmë që koncerti i tij është në kuadër të turneut evropian “Papi Juancho” që artisti nga Kolumbia ka nisur prej ditësh, ndërsa pas Tiranës do të vazhdojë edhe në disa qytete të tjera të Evropës.

Përveç Malumas, dy artistët shqiptarë, Ronela Hajati dhe Elgit Doda do të hapin koncertin e yllit latin përpara se ai të ngjitet në skenë.

Foto: Maluma/InstaStory

Ndërkohë, gjatë një interviste në “Shqipëria live” organizatorët e spektaklit kanë treguar se këngëtari ka vendosur disa kushte para ardhjes së tij në Tiranë, ndër të cilat edhe një tavolinë ping-pong.

Të gjitha lajmet nga Maluma
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Maluma

Stafi i artistit të shumë hiteve që do ta shoqërojnë në Shqipëri është i përbërë nga 96 persona, teksa pritet që menjëherë pas përfundimit të koncertit ai të largohet nga Tirana. /Telegrafi/