LAJMI I FUNDIT:

Maldini nderohet në Spanjë

Maldini nderohet në Spanjë

Paolo Maldini është harruar në Itali, që kur mbylli karrierën si futbollist, ndërkohë që edhe ndarja me tifozët e Milanit nuk ishte e mirë.

As klubi nuk i ka ofruar ndonjë post drejtues, si ndodh rëndom me lojtarë-simbol si mbrojtësi i majtë.


Duhet kujtuar se Maldini ka luajtur thuajse 1000 ndeshje me Milanin dhe nuk ka luajtur për asnjë klub tjetër, ndërkohë që ka luajtur edhe 126 ndeshje me Italinë, duke shkuar në finalen e Kupës së Botës në vitin 1994, kur u shpall edhe futbollisti më i mirë në botë.

Megjithatë, nëse në Itali nuk duan t’ia dinë për ish-futbollistin legjendar, për të është kujtuar Athletic Bilbao, që i ka dhënë çmimin ‘One Club Man Award’, që vlerëson karrierën vetëm me një ekip gjatë gjithë jetës së vet futbollistike.

Maldini do ta marrë çmimin të dielën në “San Mames”, në pushimin e ndeshjes kundër Celta Vigos.

Vitin e shkuar këtë çmim e mori Matt Le Tissier, i cili gjithë karrierën e vet e kaloi te Southemphtoni në Angli.