ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Juventusi ka realizuar një goditje të papritur në afatin kalimtar të verës, duke siguruar transferimin e mbrojtësit turk Zeki Celik, i cili ishte shumë pranë rinovimit të kontratës me Romën.

Sipas raportimeve të TuttoMercatoWeb, bardhezinjtë kanë mbyllur marrëveshjen me 29-vjeçarin si lojtar i lirë.


Çelik ka kryer tashmë testet mjekësore në qendrën J Medical, ndërsa agjentët e tij po finalizojnë detajet e fundit të kontratës trevjeçare. Zyrtarizimi pritet të bëhet në orët e ardhshme.

Operacioni është zhvilluar me shumë diskrecion dhe shpejtësi, i udhëhequr nga drejtori sportiv Frederic Massara, në një moment kur gjithçka dukej e mbyllur për vazhdimin e karrierës së mbrojtësit te Roma.

Kjo lëvizje përbën një goditje të rëndë për klubin kryeqytetas. Roma kishte arritur marrëveshje me Celikun për rinovimin e kontratës në fillim të këtij muaji, me palët që raportohej se kishin rënë dakord për një pagë prej rreth 3 milionë eurosh në sezon, ndërsa mungonte vetëm njoftimi zyrtar.

Megjithatë, kontrata e mëparshme e futbollistit kishte skaduar më 30 qershor, duke e lënë atë si lojtar të lirë. Kjo i dha mundësi Juventusit të ndërhynte në momentin e fundit dhe të bindte mbrojtësin turk të transferohej në Torino.

Roma, e bindur se marrëveshja ishte e mbyllur, nuk kishte më asnjë bazë ligjore për ta penguar largimin e tij, ndërsa Juventusi përfitoi nga situata për të siguruar një përforcim me parametra zero. /Telegrafri/

telegrafi sport app