LAJMI I FUNDIT:

Maldini dhe Dani Alves, dy lojtarët që e kanë fituar më shumë Superkupën e Evropës – Pedro mund t’ua barazojë rekordin

Maldini dhe Dani Alves, dy lojtarët që e kanë fituar më shumë Superkupën e Evropës – Pedro mund t’ua barazojë rekordin

Paolo Maldini dhe Dani Alves janë dy futbollistët që kanë fituar më shumë Superkupën e Evropës në histori të futbollit.

Sot zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Evropës me fillim nga ora 21:00 në Vodafone Arena të Stambollit.


Liverpooli dhe Chelsea janë dy klubet që do të ndeshen për të fituar titullin e ekipit më të mirë të sezonit të Evropë.

Të gjitha lajmet rreth Superkupës së Evropës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Superkupës së Evropës

Ky trofe është shumë domethënës për ekipet, por edhe për lojtarët pasi ka peshë të madhe.

UEFA ka publikuar disa statistika me fituesit më të mëdhenj në histori të Superkupës së Evropës, ku kryesojnë Maldini dhe Alves me nga katër herë.

Maldini e ka fituar këtë trofe në katër raste me Milanin gjatë viteve 1989, 1990, 1994, 2003.

Në anën tjetër, Alvesi e ka fituar me Sevillan më 2006 dhe me Barcelonën (2009, 2011, 2015).

Ky rekord mund të barazohet sot nëse Pedro e fiton këtë trofe me Chelsean, pasi e ka fituar tri herë në të kaluarën me Barcelonën (2009, 2011, 2015), ku më 2009 ishte edhe shënues ndaj Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/

Pedro mund ta barazojë rekordin e Maldinit dhe Alvesit

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori