LAJMI I FUNDIT:

Loredana sjell imazhe të reja me të dashurin e saj, Karim Adeyemi

Loredana sjell imazhe të reja me të dashurin e saj, Karim Adeyemi

Këngëtarja shumë e njohur në tregun muzikor shqiptar, Loredana Zefi, është duke kaluar ditë të lumtura në krahët e një dashurie të re.

Artistja, e cila ka arritur sukses të madh në karrierën e saj dhe ka një ndjekje të konsiderueshme në rrjete sociale, kohët e fundit ka zbuluar më shumë nga jeta e saj private, duke ndarë imazhe dhe momente të ëmbla me partnerin e saj të ri, futbollistin Karim Adeyemi.


Loredana, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe muzikën që prek tematika të ndryshme sociale dhe personale, nuk ka ngurruar të ndajë me fansat e saj fotot ku shfaqet duke kaluar kohë me të dashurin e saj.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

Ajo në InstaStory, ndau me fansat disa nga momentet që po kalonte me të, ku shfaqen edhe duke e dekoruar pemën e Vitit të Ri.

Ky shkëmbim i imazheve në rrjete sociale ka bërë që lidhja e saj me Adeyemin të bëhet edhe më shumë qendër e vëmendjes, duke tërhequr komente nga ndjekësit.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

Dyshja duket se po shijon çdo moment të lidhjes së tyre dhe shfaqen gjithmonë të buzëqeshur.

Ka pasur reagime të ndryshme sa i përket lidhjes së tyre, sa njëherë u përfshi edhe reperi Mozzik, të cilit ia thirrën emrin, derisa Karim po bëhej gati për ndeshjen e Champions League.

Loredana është nënë e një vajze, të cilën e ka me Mozzikun. Dyshja kanë qenë në një marrëdhënie të gjatë, por që më pas përfundoi me ndarje. /Telegrafi/

Foto: Loredana Zefi/InstaStory