eksperti ad

Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, projektet e reja duket se nuk kanë të ndalur nga artistët shqiptarë.

Një të tillë së fundmi e solli edhe artisti Lirjon Zenelaj, i cili njëherësh bashkoi forcat me bukuroshen Ezo Menic.


Ata kanë sjell një 'Potpuri 2021', duke kombinuar disa nga këngët më të vjetra e duke bërë një interpretim të mahnitshëm të tyre.

Screenshot 11 13 Foto: YouTube

Për orkestrimin e këtij projekti është përkujdesur Egzon Bajraliu, Antax Studio.

Kënga ndërkohë tashmë gjendet e disponueshme në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Artisti nga Suhareka në anën tjetër shquhet për vokalin e veçantë dhe viteve të fundit ka qenë shumë i kërkuar në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/