LAJMI I FUNDIT:

Laporta vs Koeman: Një betejë historike në Barcelonë

Laporta vs Koeman: Një betejë historike në Barcelonë

Një nga punët më të vështira në botë tani mbahet nga Ronald Koeman, trajneri kryesor i Barcelonës, por që thuhet se është brenda një lufte me presidentin e klubit, Joan Laporta.

Një pozicion që 10 vite më parë do të kishte qenë ëndrra e çdo trajneri, por ekipi i holandezit nuk i frikëson kundërshtarët e tyre si më parë, siç dëshmohet nga humbja 3-0 ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve më 14 shtator dhe pastaj barazimin e tyre 1-1 në shtëpi me Granadën të hënën.


Në një konferencë shtypi të mërkurën para ndeshjes, Koeman lexoi një deklaratë në të cilën ai shprehu zhgënjimin e tij se ku është klubi, pas disa thashethemeve, rrjedhjeve dhe ultimatumeve që rrethojnë pozicionin e tij në Camp Nou.

Koeman lexon një deklaratë për media në konferencë për shtyp dhe largohet pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve
Lexo po ashtu Koeman lexon një deklaratë për media në konferencë për shtyp dhe largohet pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve

Koeman, një trajner me personalitet të madh, donte ta bënte të qartë se ai e pranon sfidën e rindërtimit të Barcelonës, pavarësisht problemeve të tyre ekonomike, por gjithashtu se ai pret më shumë nga presidenti Laporta dhe bordi.

Pas spekulimeve se Laporta donte të hiqte qafe Koemanin, holandezi u mbrojt në deklaratën e tij.

“Në Ligën e Kampionëve, nuk mund të priten mrekulli. Humbja kundër Bayernit duhet parë në atë dritë. Ekipi duhet të mbështetet, me fjalë dhe veprime”, tha Koeman.

Laporta dhe Koeman do të takohen sot (e enjte) teksa Barcelona do të përballet me Cadiz në ‘Ramon de Carranza’, dhe pavarësisht se nuk ka në plan të bëjë një deklaratë, klubi është i përkushtuar për t’i dhënë fund tensionit në Camp Nou.

Cruyff vs Nunez

Lufta më e famshme në historinë e fundit të Barcelonës ishte midis Johan Cruyff dhe Jose Luis Nunez në vitet 1990, kur marrëdhënia idilike u bë e padurueshme.

Me një shumëllojshmëri të deklaratave të rrezikshme, fyerjeve dhe akuzave në media në lidhje me dyshen, ky rivalitet mbetet legjendar edhe sot e kësaj dite në Barcelonë.

Kohëve të fundit, Pep Guardiola dhe Sandro Rosell dhe Ernesto Valverde dhe Josep Maria Bartomeu gjithashtu kishin mosmarrëveshje, por ato ishin më delikate dhe jo aq të publikuara apo serioze.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori