LAJMI I FUNDIT:

Kontrata enorme që ka përgatitur Unitedi për ta bindur Pogban të qëndrojë

Kontrata enorme që ka përgatitur Unitedi për ta bindur Pogban të qëndrojë
Paul Pogba (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ka përgatitur një kontratë enorme që do t’i ofrojë Paul Pogbas me qëllim që ta bindë për të qëndruar në Old Trafford.

Real Madridi dhe Juventusi janë në garë për shërbimet e mesfushori francez, për të cilin janë të përgatitur të paguajnë shuma të majme parash, ndërsa vet lojtari ka shprehur interesim për një sfidë të re.


Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk e duan largimin e tij, prandaj do ta bëjnë përpjekjen e fundit për ta mbajtur në skuadër.

Paul Pogba (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Bordi i Unitedit tashmë e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë largimin e tij për më pak se 150 milionë funte (168 milionë euro), teksa deri më tani janë përmendur shuma ndërmjet 125 milionë euro (Reali) dhe 140 milionë euro (Juventusi).

Të gjitha lajmet nga Paul Pogba
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paul Pogba

Nga ana tjetër, Unitedi planifikon t’i ofrojë 500.000 funte (560.470 euro) në javë që do ta bënte ndër më të paguarit në klub, së bashku me Alexis Sanchezin.

Kjo do të ishte një ngritje e madhe page (afro dyfishi), duke qenë se Pogba aktualisht paguhet 290.000 funte (325.090 euro) në javë. Mesfushori ka edhe dy vite në kontratën e tij me Unitedin me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit, prandaj klubi nuk ndjen presion për ta shitur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori