LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kërkon qendërmbrojtës, Garay, Mustafi dhe Boateng në listë

Juventusi kërkon qendërmbrojtës, Garay, Mustafi dhe Boateng në listë

Ezequiel Garay ka munguar në stërvitjen e Valencias të mërkurën, ndërsa Juventusi ka në radar edhe mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Sipas Superdeporte, Garay ka probleme shëndetësore, ndërsa në prapavijë mund të jetë një largim i tij nga klubi.


Tuttosport beson që edhe Mustafi është në listën e Bianconerëve.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë edhe më parë në Serie A te Sampdoria, para se ta fitonte Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014.

Gazeta beson që edhe mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, është një opsion.  /Telegrafi/