LAJMI I FUNDIT:

Justin Timberlake shihet për herë të parë në publik që pas rrëfimeve tronditës të Britney Spearsit

Justin Timberlake shihet për herë të parë në publik që pas rrëfimeve tronditës të Britney Spearsit

Justin Timberlake u pa në publik për herë të parë që kur ish-partnerja e tij, Britney Spears bëri zbulime shpërthyese për të në librin e kujtimeve, “The Woman In Me” – teksa ai shkoi në Cabo të Meksikës për një pushim familjar.

Këngëtari, 42 vjeç, i cili u detyrua të ndalonte komentet në Instagram për shkak reagimeve pas deklaratave të Spears, dukej në humor të mirë teksa mbërriti me avion privat.


Timberlake kishte veshur një bluzë të bardhë, pantallona, një kapele bejsbolli dhe atlete në daljen e parë që nga publikimi i librit të Britneyt.

Ai u pa duke përqafuar djalin Phineas, tre vjeç, ndërsa hipi në një makinë – ai është gjithashtu baba i djalit Silas, tetë vjeç, me gruan Jessica Biel, 41 vjeçe,

Ylli u pa mes disa javësh të trazuara ku Spears zbuloi se ajo kishte një abort sepse ai ‘nuk donte të bëhej baba’ dhe pretendonte se e tradhtoi atë gjatë romancës së tyre trevjeçare nga 1999-2002.

Ndërsa Timberlake nuk i është përgjigjur publikisht asnjë prej pretendimeve që Spears bëri në librin e saj, i cili u botua të martën, ai i çaktivizoi komentet në Instragram.

Një burim i tha PageSix se vendimi ishte marrë për shkak të ‘të urrejtjes dhe komenteve të neveritshme që njerëzit po thoshin’, e cila vjen disa ditë pasi burimet pohuan se ai nuk ishte ‘i kënaqur’ me zbulimet e Spears në libër.

Timberlake nuk ka postuar në Instagramin e tij për gati një muaj, që kur kënga e tij e ribashkimit me NSYNC – “Better Place” – u publikua më 29 shtator.

Britney pretendon në libër se ajo kishte një abort kur ishte vetëm 19 vjeçe, sepse ai nuk ishte gati të bëhej baba aq i ri.

“Ishte një surprizë, por për mua nuk ishte një tragjedi. E doja shumë Justinin. Gjithmonë kam pritur që një ditë të kemi një familje së bashku”, ka shkruar Britney.

“Kjo do të ishte shumë më herët se sa e kisha parashikuar. Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj”, shtoi ajo.

“Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte aq i sigurt se nuk donte të bëhej baba”, shkruan Spears.

Justin Timberlake u nda nga Britney Spears duke i dërguar asaj një mesazh me dy fjalë
Lexo po ashtu Justin Timberlake u nda nga Britney Spears duke i dërguar asaj një mesazh me dy fjalë

“Deri më sot, kjo është një nga gjërat më të dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time”, tha ylli për abortin.

Në fillim të kësaj jave, një burim i tha DailyMail, se “Justin nuk ka kontaktuar fare me Britney për asnjë nga këto dhe ai nuk do ta bëjë sepse nuk ka asgjë që mund t’i thotë asaj”.

“The Woman in Me” i Spears tashmë është listuar si një nga librat më të shitur në Amazon. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori