Në prill të këtij viti bëhen plot një vit që kur Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës.

Me të marrë këtë detyrë, ajo pothuajse prej një viti ka qenë e pandalshme në detyrën e saj si zëri unifikues i popullit.


Duket se përveç detyrës së saj si presidente, ndryshime ka pasur edhe në pamjen e jashtme.

vjos3

Në paraqitjet e fundit të bëra këtë vit në Konferencën e Mynihut apo në ceremoninë e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, ajo u pa dukshëm me një rezultat të mirë në humbje peshe.

vjos2

Megjithëse kilogramët e tepërt dhe dukja e jashtme nuk kanë qenë asnjëherë një kompleks për të, presidentja duket se ka gjetur pak kohë për t’i kushtuar rëndësi edhe shëndetit të saj fizik.

Nuk dihet nëse rezultati i humbjes së këtyre kilogramëve mund të ketë ardhur vetvetiu apo nga një regjim i përshtatshëm që ajo mban i kombinuar me aktiviteti fizik – por sido që të jetë diferenca nga fotografitë e tashme, me ato të një viti më parë është e dukshme.

vjosi3

Presidentja Osmani deri më tani ka treguar një shije të mirë paraqitjeje edhe në stil, duke iu përshtatur me veshje të gjitha aktiviteteve zyrtare në të cilat ajo merr pjesë.

E për paraqitje të tilla, e para e shtetit ka vendosur të angazhojë stilin e njohru vendor, Valdrin Sahitin. /Telegrafi/

VJOSI4