LAJMI I FUNDIT:

Humbi dy ndeshje radhazi, Zidane: Momenti më i mirë për tu rikthyer te fitoret në ‘El Clasico’

Humbi dy ndeshje radhazi, Zidane: Momenti më i mirë për tu rikthyer te fitoret në ‘El Clasico’

Real Madrid ka pësuar dy humbje radhazi në shtëpi, një në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos u mposhtën 0-1 në fundjavë nga Cadiz, teksa pësuan edhe në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve 2-3 nga Shakhtar Donetsk.


Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka thënë se është momenti më i mirë për ta bërë rikthimin pas dy humbjeve radhazi.

Ndeshja me Barcelonën në moment të vështirë? “Jo, është në momentin më të mirë, pasi mund të përmbysim situatën me një fitore dhe kjo të na shërbejë për një rrugëtim të gjatë drejt suksesit”, ka deklaruar Zidane.

Francezi ka deklaruar se pret nga skuadra që nesër ndaj Barcelonës të bëjnë rikthimin e madh.

“Nuk dua të bëj as viktimën dhe asgjë tjetër. Çdo ndeshje ka historinë e saj, por e mira e futbollit është se luan çdo tre ditë dhe mund ta përmbysësh situatën shumë shpejt. Unë vazhdoj të mendoj pozitivisht dhe pres reagimin që nesër në “El Classico””.

“Ne gjithmonë shkojmë në fushë duke menduar për të fituar. Ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë për shkak të faktorëve të ndryshëm, por kështu është mënyra e qasjes së ndeshjes. Ne gjithmonë e tregojmë motivimin tonë në fushë”, vazhdoi tutje Zidane.

Trajneri francez ka folur edhe për kundërshtarin e nesërm, derisa ka vlerësuar lojën e Barçës.

“Ata dinë të luajnë futboll shumë të mirë dhe ua komplikojnë gjithmonë punën kundërshtarëve. Për më tepër “El Classico” sjell një motivim dyfish për të gjithë. Megjithatë është e qartë që na pret një ndeshje e vështirë dhe nga njëra anë kjo është pozitive, pasi skuadra do të dijë të shprehet”, u shpreh Zidane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori