Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit


Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Bash ka bërë të ditur se rruga Junik- Gjeravicë është duke përfunduar me një investim me vlerë 4.8 milion dhe realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Junikut.
Sipas njoftimit, kjo rrugë synon qasje me të shpejtë dhe më të sigurt drejt Gjeravicës me gjatësi 18 kilometrash, duke nxitur zhvillim të turzimit, ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për banorët e kësaj zone.
“Me Qeverinë Kurti, si asnjëherë më parë po i japim prioritet investimeve në infrastrukturën e zonave malore. Këto janë investime që lidhin qytetarët, nxisin zhvillimin e turizmit dhe e bëjnë Kosovën më të qasshme në çdo cep të saj”, ka shkruar Basha. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































