LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i bije “pishman” që largoi Sterlingun, Jesusin dhe Zinchenkon

Guardiola i bije “pishman” që largoi Sterlingun, Jesusin dhe Zinchenkon

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se ishte i lumtur që Gabriel Jesus, Raheem Sterling dhe Oleksandr Zinchenko të qëndronin në klub.

Megjithatë, ai beson se dëshira e tyre për të kërkuar më shumë ishte arsyeja që treshja u largua nga ‘Qutetarët’ për t’iu bashkuar respektivisht Arsenalit dhe Chelseat këtë verë.


Ka qenë një afati i ngjeshur veror në “Etihad Stadium”, me largimet kryesore të tre prej skuadrës së tyre fituese të titullit në Ligën Premier.

Skena qesharake në stërvitjet e Man Cityt: Haaland 'shpërthen' në të qeshura me veprimin e Guardiolas ndaj Grealish
Lexo po ashtu Skena qesharake në stërvitjet e Man Cityt: Haaland 'shpërthen' në të qeshura me veprimin e Guardiolas ndaj Grealish

Gabriel Jesus ishte i pari që u largua, duke siguruar një kalim 52 milionë euro në Arsenal, ku sulmuesi brazilian tashmë ka shënuar dy gola gjatë turneut parasezonal të Topçinjve.

Më pas ishte kalimi i Raheem Sterling në “Stamford Bridge”, i cili sinjalizoi fillimin e epokës së Ted Boehly në Chelsea. 27-vjeçari u transferua në Londrën Perëndimore për 63 milionë euro.

Duke kompletuar treshen, Oleksandr Zinchenko iu bashkua Jesus në The Emirates javën e kaluar me një lëvizje prej 40 milionë euro.

Guardiola says he would have been happy to see Sterling, Jesus and Zinchenko stay at City

Të tre lojtarët nuk ishin të garantuar si titullarë nën drejtimin e Guardiolës sezonin e kaluar, megjithatë, shefi spanjoll thotë se do të ishte i lumtur nëse ata do të kishin mbetur në klub.

“Jo (largimet nuk ishin të garantuara) sepse isha jashtëzakonisht i lumtur me Gabrielin, Oleksin dhe Raheem”, deklaroi Guardiola.

“Nëse do të qëndronin më gjatë, nuk do të kishte asnjë problem. Ata dëshmuan vitin e kaluar se sa të mirë janë”.

"Keni fytyrë jashtëzakonisht simetrike" - komediani i zë në befasi lojtarët e Cityt, derisa hynin në qendrën stërvitore
Lexo po ashtu "Keni fytyrë jashtëzakonisht simetrike" - komediani i zë në befasi lojtarët e Cityt, derisa hynin në qendrën stërvitore

“Por, nganjëherë lojtarët duan më shumë dhe klubi mendon se është momenti i duhur për ta bërë këtë. Mirëpo, gjëja më e rëndësishme është që ata të largohen të lumtur me klubin dhe atë që kanë bërë”.

“Normalisht kur flisni për transferime në Spanjë, Gjermani, Angli është 10 për qind më shumë. Kjo ndodh dhe ne e dimë atë. Kjo ndodh sepse ata janë vërtet të mirë. Ata janë moshat më të mira dhe vitet e tyre më të mira ndoshta po vijnë tani. Kjo është arsyeja pse ata kanë një vlerë në treg”.

“Chelsea dhe Arsenali kanë paguar paratë që janë të drejta. Dhe diskutimet ishin perfekte, më tha Txiki (Begiristin). E mirë për të dyja palët dhe vërtet miqësore”.

Një Pep Guardiola i frikësuar deri në palcë nga një tifoz që nuk i ndahej me biçikletë dhe i kërkonte foto
Lexo po ashtu Një Pep Guardiola i frikësuar deri në palcë nga një tifoz që nuk i ndahej me biçikletë dhe i kërkonte foto

Guardiola shtoi se ishte i trishtuar kur shihte largimin e treshes sepse lojtarët ishin jashtëzakonisht të dashur dhe se ai kishte një kimi të madhe me secilin prej yjeve që kur mbërriti në Mançester.

“Këtë verë kemi blerë disa njerëz të jashtëzakonshëm. Dhe pjesën tjetër e njohim njëri-tjetrin. Dhe ne jemi të trishtuar sepse Raheem, Gabriel dhe Oleks ishin tepër të dashur. Që kur mbërrita në Mançester, kimia ka qenë e jashtëzakonshme. Kjo i bën gjërat të mira për mua”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori