LAJMI I FUNDIT:

Griezmann tashmë figuron në La Liga si lojtar i Atleticos

Griezmann tashmë figuron në La Liga si lojtar i Atleticos

Antoine Griezmann tashmë është i listuar në La Liga si lojtar i Atletico Madridit. Diçka që ndodhi këtë të martë, tre ditë para fillimit të kampionatit dhe gjashtë ditë përpara se skuadra e Rojiblancos të shkojë tek Getafe në Coliseum.

Edhe pse nuk kishte dyshime për vazhdimësinë e francezit në Metropolitan, ai deri më tani ka vazhduar të shfaqet në skuadrën e Barcelonës në faqen. Kishte ende një procedurë burokratike për t’u kryer që të ‘i përkiste’ sërish listës së Atleticos.

Ndonëse Griezmann tashmë shfaqet në skuadrën e Atleticos (huazim dyvjeçar nga Barcelona), ai shfaqet pa numër, ndryshe nga pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës, diçka që do të përditësohet në orët në vijim, pasi francezi do të vazhdojë të mbajë numrin ‘8’ në fanellë.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Lojtari tjetër që ishte në të njëjtën situatë si Griezmann ishte Felipe, kontrata e të cilit përfundoi më 30 qershor dhe për të cilin Atletico nuk raportoi rinovimin e saj. Mëngjesin e kësaj të marte, braziliani ishte gjithashtu tashmë në listën e lojtarëve të regjistruar në La Liga.

Ka ende ndryshime në këtë listë pagash, pasi Vitolo dhe Samuel Lino aktualisht shfaqen në skuadrën e Atleticos. I pari u largua në formë huazimi te Las Palmas ndërsa i dyti u largua, po ashtu i huazuar, te Valencia, ku po lë gjurmë në këtë para-sezon.

Tani do të jenë klubet e tyre që duhet t’i regjistrojnë këta dy lojtarë para fillimit të kampionatit. /Telegrafi/