Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos, gjatë ditës së sotme ka postuar një foto të infermieres që ishte temë në ditët e fundit, pasi rrahu një të grua të moshuar në një ‘Shtëpi strehuese’ në Pejë.

Videoja e postuar në ditët e fundit, paraqiste një grup infermieresh, që qeshnin dhe xhironin, ndërsa njëra prej tyre rrahte një grua të moshuar.

Reklama

Institucionet reaguan dhe prangosën tri infermieret që shiheshin në videon e publikuar nga mediat.

Video ka bërë xhiron e botës, duke bërë që të arrijë deri në Spanjë te futbollisti i Real Madridit, Dani Ceballos.

Ai ka postuar foto gjatë momentit të përdorimit të dhunës dhe pas prangosjes, duke dhënë mesazh se ata që bëjnë gjëra të tilla, përfundoi do të jetë i tillë.

Reklama
Reklama

Gjykata në Pejë u ka dhënë nga 30 ditë paraburgim ./Telegrafi/