LAJMI I FUNDIT:

Festivali “Coachella” largon Travis Scott nga lista e performuesve, pas tragjedisë së “Astroworld”

Festivali “Coachella” largon Travis Scott nga lista e performuesve, pas tragjedisë së “Astroworld”

Po vazhdojnë pasojat për Travis Scott në vazhdën e tragjedisë në festivalin Astroworld në Huston, që rezultoi në 10 të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

Reperi u hoq nga formacioni për festivalin e ardhshëm të Mmzikës dhe arteve në Coachella Valley 2022, ku ai ishte planifikuar të ishte ndër performuesit kryesor, sipas Variety.


I kritikuar nga disa pjesëmarrës të Astroworld që nuk e ndaloi më herët koncertin e tij, lajmi për largimin e tij nga festivali Coachella vjen pas një peticioni të Change.org që po lobon për largimin e Scott nga të gjitha shfaqjet e Goldenvoice.

Foto: Getty Images

Në kontrollin e fundit të premten mbrëma, peticioni ka mbledhur tashmë rreth 60,000 nënshkrime, shkruan DailyMail.

Lajmi se Scott nuk do të jetë më pjesë e linjës së Coachella 2022 u raportua fillimisht nga KESQ në Palm Springs, i cili ia atribuoi vendimin, pjesërisht, qytetit të Indio dhe menaxherit të Shërbimeve Komunitare, Jim Curtis.

Peticioni online u bëri thirrje organizatorëve të Coachella Goldenvoice dhe Paul Tollett që ta largojnë reperin nga festivalet muzikore pas koncertit të tij në Huston.

Deri më tani, përfaqësuesit e Scott, festivalit Coachella dhe qytetit Indio të Kalifornisë, ku mbahet ngjarja, nuk e kanë konfirmuar raportin e KESQ.

Foto: Getty Images

I mbajtur për herë të parë në vitin 1999, Coachella tani konsiderohet festivali më i madh muzikor në Amerikën e Veriut, me një kapacitet prej 125,000. Në krahasim, festivali Astroworld i Scott kishte rreth 50,000 fansa natën e tragjedisë.

Scott, së bashku me Rage Against the Machine dhe Frank Ocean u shpallën për herë të parë si artistët titullarë të Coachella në janar të vitit 2020, por festivali është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19.

Që atëherë Ocean ka vendosur të shtyjë performancën e tij në 2023, por RATM dhe Scott ishin ende në listë për të qenë artistët kryesor të mbrëmjes deri në raportet e fundit.

Me largimin e Scott në Coachella, organizatorët e festivalit do të duhet të plotësojnë dy grupe kryesore për vitin 2022, biletat e të cilit tashmë janë shitur. Zakonisht organizatorët pëlqejnë të shpallin formacionet gjatë ditëve të para të vitit të ri, kështu që ka të ngjarë që të ndodhë shpejtë.

Foto: ThatGod/YouTube

Scott ka shprehur keqardhje për tragjedinë, për të cilën ai foli në një intervistë me Charlamagne Tha God të enjten.

Ai pohoi se nuk ishte në dijeni të lëndimeve të rënda gjatë performancës së tij në natën e parë të festivalit deri pas përfundimit të saj.

Gjatë bisedës, Scott fajësoi personin e tij “në vesh” që nuk e kishte kërkuar që të ndalonte shfaqjen më shpejt dhe pretendoi se ai nuk ishte në dijeni të rrëmujës fatale dhe turmës deri pas performancës së tij.

Scott u përpoq të mbante emocionet e tij ndërsa fliste për familjet që humbën të dashurit në atë ditë fatale.

Foto: AP

Festivali Astroworld i Scott-it u shndërrua në vdekjeprurëse në natën e parë të festivalit, më 5 nëntor, gjatë setit të tij kur turma prej 50,000 njerëzve u rrit, duke rezultuar në një panik.

Dhjetë persona u vranë, me mosha nga nëntë deri në 27 vjeç, ndërsa 25 të tjerë u shtruan në spital dhe rreth 300 u trajtuan në vendngjarje, pas incidentit.

Një mori padish janë ngritur në vazhdën e tragjedisë Astroworld ndaj Scott dhe artistët të ftuar Drake, promovuesin Live Nation dhe individë të lidhur me NRG Park të Houston dhe Scoremore Holdings.

Vetëm një padi, e cila u ngrit në mes të nëntorit, kërkon 2 miliardë dollarë në emër të 282 viktimave.

Gjatë intervistës së gjerë, Scott mohoi se vala e padive me të cilat po përballet tani ndikoi në vendimin e tij për të folur publikisht për ngjarjen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori