LAJMI I FUNDIT:

Edhe Rita Ora ishte në finalen e Wimbledonit për të përcjellë nga afër ndeshjen e tenisit me të fejuarin e saj Taika Waititi

Edhe Rita Ora ishte në finalen e Wimbledonit për të përcjellë nga afër ndeshjen e tenisit me të fejuarin e saj Taika Waititi

Rita Ora ishte veshur me një ansambël artistik ndërsa ajo dhe i fejuari Taika Waititi morën pjesë në ndeshjes finale të tenisit për meshkuj në Wimbledon të dielën.

Ylli i muzikës pop, 31 vjeçe, dukej mahnitëse në fustanin që theksonte siluetën e saj të trupit, të zbukuruar me motive pikturash me kornizë, shkruan DailyMail.


Ylli buzëqeshi teksa mbante duart me të fejuarin e saj regjisor, i cili dukej i bukur si kurrë më parë në një veshje të thjeshtë bardh e zi.

Këngëtarja e kombinoi veshjen e saj me një çantë dore të markës “Miu Miu” ngjyrë kafe dhe rriti gjatësinë e saj me një palë taka stileto.

Rita Ora mahnit me një paraqitje tjetër plot shkëlqim, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi
Lexo po ashtu Rita Ora mahnit me një paraqitje tjetër plot shkëlqim, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi

Rita i mbërtheu flokët e saj bionde në një topuz me kaçurrela.

Ajo zgjodhi një makijazh të pastër veror, me një buzëkuq rozë koral, ndërsa për aksesorë zgjodhi një gamë stolish ari.

Taika në anën tjetër kishte veshur një këmishë të bardhë të markës “Prada” me zinxhir dhe disa pantallona të zeza.

Regjisori, 46 vjeç, e përfundoi pamjen e thjeshtë elegante me një kapele bejsbolli dhe një palë atlete.

Ata panë Novak Gjokoviçin të fitonte titullin e tij të shtatë në Wimbledon dhe të katërtin me radhë duke ardhur nga prapa për të mposhtur Nick Kyrgios në qendër të fushës.

35-vjeçari serb tani ka 21 tituj Grand Slam, një më shumë se Roger Federer dhe një më pak Rafael Nadal.

Çifti Rita dhe Taika kohët e fundit u panë bashkë edhe në premierën e filmit “Thor: Love and Thunder” në Londër të martën.

Rita i dhuroi një puthje të ëmbël në faqe të fejuarit të saj dhe regjisorit të filmit, Taika në tapetin e kuq të premierës, teksa ishte aty për t’i dhënë mbështetjen e saj.

Duke u dukur aq e adhurueshme si kurrë më parë, Rita e vështroi me dashuri Taikan teksa ecnin dorë për dore në tapetin blu të eventit të mbushur me yje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori