LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora mahnit me një paraqitje tjetër plot shkëlqim, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi

Rita Ora mahnit me një paraqitje tjetër plot shkëlqim, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi

Rita Ora dukej mahnitëse me një fustan argjendi të frymëzuar nga vitet ‘20 në një fustan rrjete me thumba diamanti për një darkë në “Soho House” pas premierës së filmit “Thor: Love and Thunder” në Londër të martën.

Ylli i muzikës pop, 31 vjeçe, veshi një palë taka ari poshtë fustanit të shndritshëm, i cili tregonte këmbët e saj të tonifikuara, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Let Me Love You” mbante me vete një çantë me fije ari, e cila përshtatej me veshjen e saj.

Rita i lidhi flokët e saj ngjyrë karameli në stilin topuz dhe aplikoi një makijazh mjaft glamuroz në fytyrën e saj për mbrëmjen.

Rita Ora duket magjepsëse në premierën e filmit të të fejuarit të saj, “Thor: Love and Thunder”
Lexo po ashtu Rita Ora duket magjepsëse në premierën e filmit të të fejuarit të saj, “Thor: Love and Thunder”

Fotografitë e shfaqën atë me të fejuarin e saj Taika Waititi, 46 vjeç, i cili ishte duke e ndihmuar atë të zbriste disa hapa te shkallët.

Më pas, çifti i dashuruar u panë duke ecur së bashku drejt një makine.

Interpretuesja e shumë hiteve ndërkombëtare buzëqeshi ndërsa i dashuri i saj e ndihmoi ta orientonte poshtë, duke pasur parasysh takat e saj të larta.

Ndërkohë, Rita la gjurmë edhe më herët gjatë mbrëmjes, e veshur me një fustan tejet elegant në premierën e filmit në Londër.

Këngëtarja pranoi një puthje të ëmbël në faqe nga i fejuari i saj në tapetin e kaltër në hyrje të kinemasë ku u dha premiera.

Duke u dukur aq e adhurueshme si kurrë më parë, Rita e vështroi me dashuri Taikan, teksa ata ecnin dorë për dorë poshtë tapetit blu në eventin e mbushur me yje.

Filmi i katërt i “Thor”-it e paraqet superheroin me çekiç, duke u përballur me keqbërësin Gorr the God Butcher, rol i luajtur nga Christian Bale.

Filmi vjen pas atij paraprak, “Avengers: Endgame”, ku Thor (rol i luajtur nga Chris Hemsworth) ka hequr dorë nga mënyrat e tij të superheronjve.

Ai kërkon ndihmën e Valkyrie (rol i luajtur nga Tessa Thompson), Jane Foster (rol i luajtur nga Natalie Portman) dhe miq të tjerë për të ndihmuar në luftën kundër Gorr.

“Thor: Love and Thunder”, me regji të Taikas, shfaqet në kinematë australiane dhe në Britaninë e Madhe më 7 korrik dhe më 8 korrik në Shtetet e Bashkuara.

Kjo paraqitje e përbashkët e çiftit, vjen pak kohë pasi Rita dhe Taikia janë parë duke u zhvendosur në shtëpinë e tyre të re në Londër.

Këngëtarja, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të dy viteve të fundit në Los Angeles dhe Australi, është rikthyer në kryeqytetin britanik pas një kohe të gjatë.

Çifti janë parë në shumë raste në veri të Londrës gjatë javëve të fundit teksa kryejnë punë dhe bëjnë gjëra për shtëpinë e re.

Kuptohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe spektaklin “The Voice Australia”, dhe Taika, e cila po planifikon një varg filmash, shpresojnë të kurorëzojnë martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori