LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë futbollistët më të paguar në botë në vitin 2021 pas kalimit të Messit te PSG – Ronaldo i dyti, De Gea i nënti

Dhjetë futbollistët më të paguar në botë në vitin 2021 pas kalimit të Messit te PSG – Ronaldo i dyti, De Gea i nënti

Superylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi është ende futbollisti më i paguar në botë para rivalit të tij të urryer, Cristiano Ronaldos, ndërsa treshja kompletohet Neymar.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se fitoi 470 milionë funte apo 555 milionë euro gjatë katër viteve në marrëveshjen e tij të mëparshme me Barcelonën.


Messi ishte i përgatitur të merrte një ulje të pagës prej 50 për qind për të vazhduar qëndrimin e tij në Camp Nou, por oferta e kontratës së Barcelonës u anulua për shkak të rregulloreve financiare të La Ligas.

Sulmuesi argjentinas 34-vjeçar bëri një largim emocional nga klubi spanjoll para se të nënshkruante me PSG-në si një transferim falas gjatë kësaj jave.

Rekordet madhështore të fanellës së Messit te PSG – Rreth 1 milion të shitura brenda ditës dhe 20 milionë euro fitime në vetëm shtatë minuta
Lexo po ashtu Rekordet madhështore të fanellës së Messit te PSG – Rreth 1 milion të shitura brenda ditës dhe 20 milionë euro fitime në vetëm shtatë minuta

Messi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me mundësi për të zgjatur edhe për një vit tjetër te PSG dhe u bë lojtari më i paguar i klubit francez.

Sipas raporteve, legjenda e Barcelonës fiton 35 milionë euro në vit si paga e tij bazë pas taksave.

Radio Times raporton se Messi e ka lënë pas vetes yllin e Juventusit, Ronaldon, në garën për lojtarin më të paguar në botë.

Publikimi përdori burime të ndryshme (përfshirë L’Equipe dhe Forbes) për të përcaktuar pagën e secilit lojtar në javë në klubet e tyre përkatëse.

Radio Times shton se shifrat e saj nuk ‘përfshijnë bonuse, tarifa shtesë dhe marrëveshje të ndryshme sponsorizimi të lojtarëve’ pasi ato mund të dyfishojnë menjëherë të ardhurat e tyre vjetore.

Messi bëhet lojtari më i paguar i PSG-së, fatura e pagave të klubit francez është thjesht e çmendur
Lexo po ashtu Messi bëhet lojtari më i paguar i PSG-së, fatura e pagave të klubit francez është thjesht e çmendur

Mësohet se Messi fiton një shifër marramendëse prej 960,000 funtesh në javë në kryeqytetin francez, që e bën atë 60 mijë funte përpara Ronaldos në vendin e dytë.

Në listë nuk mungojnë emra yjesh si Neymar, Luis Suarez, Antoine Griezmann, Gareth Bale, Kylian Mbappe, Kevin de Bruyne, David De Gea dhe Robert Lewandowski.

Më poshtë është lista me 10 futbollistët më të paguar në botë në vitin 2021.

10.Robert Lewandowski (Bayern Munich): 350,000 funte në javë

9.David de Gea (Manchester United): 375,000 funte në javë

8.Kevin De Bruyne (Manchester City): 385,000 funte në javë

7.Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain): 410,000 funte në javë

6.Gareth Bale (Real Madrid): 500,000 funte në javë

5.Antoine Griezmann (Barcelona): 575,000 funte në javë

4.Luis Suarez (Atletico Madrid): 575,000 funte në javë

3.Neymar (Paris Saint-Germain): 606,000 funte në javë

2.Cristiano Ronaldo (Juventus): 900,000 funte në javë

1.Lionel Messi (Paris Saint-Germain): 960,000 funte në javë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori