Ousmane Dembele është paraqitur në stërvitjen e të martës në qendrën stërvitore të Barcelonës.

I fokusuar dhe në top formë, Dembele bëri ushtrime kryesisht fizike ku impresionoi trajnerët katalanas.\


dembele 8

Ai më pas iu bashkua skuadrës për stërvitjet me top, ku po ashtu tregoi shkathtësi teknike.

Dembele besohet se është deklaruar i gatshëm për të debutuar, por nuk besohet se kjo mund të ndodhë nga minuta e parë.

Barcelona i kthehet aksionit pas pushimit të kombëtareve më 9 shtator në kuadër të derbit katlanas ndaj Espanyolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app