Philippe Coutinho ka dhënë miratimin e tij për një ofertë mahnitëse nga Liverpooli për ta marrë atë si huazim dyvjeçar me opsion për të blerë për 88 milionë funte apo 98 milionë euro.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Coutinho ka dhënë mbështetjen e tij për ofertën nga Liverpoolit në drejtim të Barcelonës.

Raporti e këtij mediumi sugjeron se Reds do të marrin atë përsëri në një marrëveshje dy-vjeçare të huazimit me opsion blerje për 98 milionë euro.

Neymar kryeson listën e 15 lojtarëve më të kushtueshëm me të gjitha transferimet që kanë pasur, pas tij vijnë yje si Ronaldo, Ibrahimovic dhe Anelka Neymar kryeson listën e 15 lojtarëve më të kushtueshëm me të gjitha transferimet që kanë pasur, pas tij vijnë yje si Ronaldo, Ibrahimovic dhe Anelka

Mesfushori brazilian vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Camp Nou dhe agjenti i tij Kia Joorabchi zbuloi se lojtari do ta kishte të vështirë të lëvizte tek njëri nga rivalët e Liverpoolit.

Coutinho ende është shumë i lidhur me Liverpoolin (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se Liverpool qëndron shumë, shumë thellë në zemrën e tij, ai ishte një tifoz i madh i tyre gjatë gjithë sezonit të kaluar”.

“Ai dëshiron që ata të fitojnë titullin dhe ai ka një afrim shumë të fortë atje”.

Coutinho refuzon kalimin te Unitedi për rikthimin te Liverpooli Coutinho refuzon kalimin te Unitedi për rikthimin te Liverpooli

“Mendoj se do të jetë shumë e vështirë që ai të shkojë tek një konkurrent i drejtpërdrejtë i Liverpoolit nga pikëpamja personale”, ka thënë Joorabchian në mes të raporteve në lidhje me të ardhmen e tij.

Një rikthim të yllit brazilian në Anfield e ka mbështetur edhe legjenda Jamie Carragher, i cili ka thënë se skuadra aktuale nuk ka ndonjë lojtar të llojit të tij. /Telegrafi/