Në mediat italiane dhe britanike po shtohen raportimet se Antonio Conte dëshiron një ribashkim me mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni në Tottenham pas Ivan Perisic.

Besohet gjerësisht tani që kroati ka vendosur të refuzojë një ofertë të re për kontratë nga Nerazzurrët, në mënyrë që të mund të pranojë një sfidë të re në Ligën Premier.

Anësori ishte shprehur i zhgënjyer me klubin duke e lënë atë në minutën e fundit për të diskutuar kontratën e tij, duke konsideruar se ajo do të skadojë më 30 qershor.

Conte futet në mes Interit dhe Juventusit për Perisicin, Tottenhami tashmë ka bërë ofertë Conte futet në mes Interit dhe Juventusit për Perisicin, Tottenhami tashmë ka bërë ofertë

Ai e konsideroi këtë mungesë respekti dhe për këtë arsye tani e ka vendosur të largohet nga “Giuseppe Meazza”.

Tani Conte dëshiron të tërheqë një tjetër lojtar nga Interi, ku fitoi Scudetton në sezonin 2020-21, konkretisht mbrojtësin Bastoni.

Do të jetë një marrëveshje më e ndërlikuar për t’u arritur, duke pasur parasysh se Bastoni shihet si një nga lojtarët kyç për Nerazzurrët, veçanërisht për aftësinë e tij për të luajtur me topa të gjatë dhe për të shtyrë përpara si dhe për t’u mbrojtur mirë.

Bastoni drejt Man Cityt, konsiderohet nga Guardiola si partner ideal për Diazin Bastoni drejt Man Cityt, konsiderohet nga Guardiola si partner ideal për Diazin

Bastoni sapo mbushi 23 vjeç dhe u transferua nga Atalanta në vitin 2017 për 31 milionë euro, por u largua në formë huazimi te La Dea dhe më pas te Parma për të fituar më shumë përvojë.

Manchester City ishte gjithashtu i lidhur për një transferim të Bastonit, i cili është i ngjashëm në stilin e lojës me të preferuarin e Pep Guardiolës, Leonardo Bonuccin. /Telegrafi/