LAJMI I FUNDIT:

Casemiro emëron tre lojtarët më të mëdhenj të gjeneratës së tij, befason me fjalët për Messin

Casemiro emëron tre lojtarët më të mëdhenj të gjeneratës së tij, befason me fjalët për Messin

Mesfushori i Manchester United, Casemiro, ka përfshirë ish-shokun e skuadrës, Cristiano Ronaldon, si një nga tre lojtarët ‘më të mëdhenj’ të gjeneratës së tij.

Para se t’i bashkohej Unitedit verën e kaluar, mesfushori brazilian kaloi 10 vjet në Real Madrid, ku luajti së bashku me disa nga lojtarët më të mirë në botë.


Ronaldo, Karim Benzema, Sergio Ramos dhe Luka Modric ishin vetëm disa nga bashkëlojtarët e Casemiros në Santiago Bernabeu.

Ai gjithashtu kaloi sezonin 2014/15 në huazim te Porto, me gjigantët portugez që kishin në ekip emra si Danilo, Ricardo Quaresma dhe një i ri Ruben Neves.

31-vjeçari ka grumbulluar 75 paraqitje për Brazilin, duke luajtur së bashku me Neymar, Philippe Coutinho, Roberto Firmino dhe Thiago Silva gjatë asaj kohe.

Dhe transferimi i tij te Unitedi verën e kaluar pa një ribashkim me Raphael Varane dhe Ronaldon – megjithëse ky i fundit do të largohej jo shumë kohë pas ardhjes së mesfushorit.

Por, kush mendon Casemiro se janë tre lojtarët më të mëdhenj të gjeneratës së tij?

Krahas Ronaldos, ai zgjodhi bashkëkombësin e tij Neymar dhe ish-rivalin e tij të ashpër te Barcelona, ​​Lionel Messi.

“Kam pasur kënaqësinë të shoh Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymarin, të cilët janë tre më të mëdhenjtë e gjeneratës time”, ka thënë fillimisht Casemiro për Placar.

“Lionel Messi la shenjën e tij. Nuk mund ta mohoni. Ai ishte gjithmonë një rival, me Barcelonën dhe me Argjentinën. Nuk kishte si të shpëtonte”.

“Por ata që e pëlqejnë futbollin, pëlqejnë Messin. Ishte kënaqësi të luaja kundër tij. Ai është një djalë që nuk ka nevojë për koment. Thjesht duhet ta admirosh”.

“Pashë Ronaldon [Nazarion], pashë Zinedine Zidane, por pa dyshim, këta të tre janë më të mirët e kohës sime”.

“Kurrë nuk kam luajtur kundër Cristianos, falë Zotit! Ai më dha shumë tituj dhe fitore”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori