LAJMI I FUNDIT:

Bimi flet për performancën e tij pas anulimit të “BllokatBattle”, nuk e quan tradhëti

Bimi flet për performancën e tij pas anulimit të “BllokatBattle”, nuk e quan tradhëti

Eventi “BllokatBattle” u anulua për të dytën herë radhazi. Jetoni, anëtari i TBA, i cili ishte një nga organizatorët e këtij eventi tha se moti ishte arsyeja për anulimin e datës së parë, por organizimi i dobët bëri që ai të dështoi edhe për të dytën herë.

Mes tjerash në një intervistë, i pari i kompanisë “Blloku Par Entertainmet” përmendi edhe Bim Bimmën dhe Ergenin, të cilët sipas tij ishin paralajmëruar se eventi ka dështuar ndërsa më vonë ai përmes disa videove kishte zbuluar se artistët kishin performuar atë natë.


I kontaktuar nga Telegrafi, Bim Bimma pranoi se ai ishte kontaktuar se eventi ka dështuar duke treguar eshe arsyet e pjesëmarrjes së tij më vonë.

“Eventi ka dështuar për shkaqe që mua nuk më interesojnë. Mua mka thirr menaxheri im, i cili merret me aranzhimin e koncerteve të mia, më dërgoi fotografi të 1500 njerëzve që ishin mbledhur atë natë dhe ramë në ujdi që të shkojmë të performojmë”, tha Bimi duke shtuar se për punët e tij nuk ka nevojë të informohet askush pasi për pjesëmarrjet e tij vendos menaxheri i tij.

I pyetur se a do të jetë sërish pjesë e jurisë në organizimin e ardhshëm, Bimi tha se deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë.

“Nuk e di kur do të mbahet sërish, plani shkon siç ka qenë ndërsa problemet që organizatorët kanë pasur është problemi jem më i vogël. Kjo nuk mund të quhet tradhëti pasi tradhëtitë bëhen në sy e jo pas shpine e fshehtë. Unë shkova që ai publik i mbledhur mos të kthehet duarthatë dhe besoj që kjo nuk do të ndikojë në prishje të raporteve tona. Nga ana ime jo por besoj që as nga ana e Jetonit”, shtoj tutje Burimi duke pranuar se ai është paguar për performancën e tij./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori