LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha tregon vitet e errëta të vuajtjes nga shëndeti mendor: Tre muaj nuk dola nga shtëpia

Bebe Rexha tregon vitet e errëta të vuajtjes nga shëndeti mendor: Tre muaj nuk dola nga shtëpia
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Kur Apple lansoi serinë e saj audio të quajtur Fitness + për përdoruesit e Apple Watch, në fillim të këtij viti, pa dyshim mori vlerësime pozitive nga përdoruesit. Vetë përvoja (e cila u krijua për të inkurajuar përdoruesit të ecin më shpesh) u lejon abonentëve të dëgjojnë histori të ndryshme gjatë shëtitjeve të tyre, të gjitha të ofruara nga fytyra të famshme, të cilët regjistronin seanca ndërsa ecnin vetë. Dhe ndërsa Dolly Parton dhe superylli i NBA, Draymond Green ishin të gjithë pjesë e formacionit fillestar të “Time to Walk”, kantautorja me famë botërore Bebe Rexha është një nga të famshmet më të reja që ka marrë pjesë.

32-vjeçarja tregoi se si ecja ndikon pozitivisht në mirëqenien e saj emocionale. “Të ecësh do të thotë qetësi, qetësi. Me të vërtetë më ndihmon me shëndetin tim mendor, ankthin tim…më qetëson”, tha Rexha gjatë rrëfimit të saj 13-minutësh, i cili u regjistrua teksa ajo shëtiste në Hollivud Reservoir në Los Angeles, Kaliforni.

Në momentet e para të shëtitjes së saj, Rexha shpjegoi se si u “fiksua” pas kompozimit dhe krijimit të muzikës në moshën 17-vjeçare, madje duke lënë pas përfundimin e shkollës së mesme për t’u fokusuar në përpjekjet e saj krijuese, shkruan Shape.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo gjithashtu detajoi ditët e para të karrierës së saj, duke përfshirë pengesat profesionale dhe se si ecja jashtë e ndihmoi të ecte përpara. “Unë isha në shtëpi për tre muaj, nuk pranoja të largohesha. Babai im shkonte fjalë për fjalë në dhomën time të gjumit, më kapte dorën dhe më thoshte: ‘Le të dalim nga shtëpia’, dhe ai më detyronte të shkoja në një shëtitje me të”, tha Rexha gjatë episodit të saj në “Time to Walk”.

“Dhe më kujtohet rruga që do të bënim. Unë jam mirënjohëse për babin tim për shumë gjëra, por e vetmja gjë për të cilën jam gjithmonë falënderuese për të është në atë kohë kur isha në errësirën time dhe motivimin më të ulët, ai thjesht më kapte dorën dhe më ftonte të dilnim bashkë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare shtoi se ndërsa ishte në pikën më të ulët, ajo kërkoi në internet për citate dhe gjeti një kuotë ku shkruhej: “Ne ndalojmë së kërkuari përbindëshat që janë nën shtrat kur kuptojmë se janë brenda nesh” – nga ky edhe lindi frymëzimi për krijimin e hitit global “The Monster”.

“Për mua, kjo me të vërtetë goditi një akord sepse kisha të bëja me shumë faj dhe vetëgjyqësi, duke i thënë vetes: ‘Uau, ne mund të ishim vërtet armiqtë tanë më të këqij”, tha ajo gjatë ecjes. E ndjerë e frymëzuar, Rexha bashkëpunoi me kolegët e saj tekstshkrues të asaj kohe për finalizimin e kësaj kënge. Kënga, e titulluar “The Monster”, më vonë iu shit artistëve globalë Eminem dhe Rihanna në vitin 2013 dhe fitoi një çmim ‘Grammy’ dy vjet më vonë.

“Është kaq e pabesueshme se si një situatë e errët mund të çojë në diçka kaq të mrekullueshme dhe kaq të bukur. Asnjëherë nuk e dini se ku do të çojë diçka”, tha Bebe Rexha gjatë rrëfimit për aplikacionin Fitness +.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Vitet e fundit, këngëtarja shqiptare ka publikuar këngë solo, duke përfshirë këngën “I’m a Mess” të vitit 2018 dhe bashkëpunime me artistë të tjerë, veçanërisht “Meant to Be” të vitit 2017 me Florida Georgia Line.

Siç shpjegoi artistja e lindur në New York, muzika është “terapia” e saj. “E kam shumë të vështirë edhe sot e kësaj dite të komunikoj se si ndihem. Unë kam prirjen të mbaj shumë gjëra në kuti. Dhe është qesharake se si shumë fansa do të vijnë tek unë ose njerëz që dëgjojnë muzikën time dhe më mbështesin dhe do të jetë si: ‘Kjo këngë më ndihmoi të kaloj një ndarje’. Dhe është qesharake sesi terapia ime përfundoi duke u bërë terapi e njerëzve të tjerë. Unë mendoj se kjo është gjëja më interesante”, tha ajo.

Edhe pse Rexha ndan shpesh ngjarjet e saj të përditshme me 10.7 milion ndjekësit e saj në Instagram, ky rrëfim për “Time to Walk” është diçka e re për fansat e saj për të eksploruar. Në fakt, ata potencialisht mund të frymëzohen nga këmbëngulja e yllit të popit për të mos hequr dorë kurrë nga ëndrrat e saj. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori