LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha tregon të pasmet e saj të bujshme në pozat e reja nga Australia

Bebe Rexha tregon të pasmet e saj të bujshme në pozat e reja nga Australia
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke mbajtur turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Australi.

Ajo ka performuar së fundmi në Brisbane në një koncert gjigant për fansat e saj të shumtë atje.


E teksa ndodhet në kontinentin e largët, 34-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, disa fotografi nga momentet e bukura që po kalon atje.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në një sërë imazhesh të publikuara në Instagram, Rexha është shfaqur mjaft atraktive, teksa ka pozuar në të zeza.

Bebe Rexha nominohet për tri çmimet dhe ftohet të performojë në 'Billboard Music Awards 2023'
Lexo po ashtu Bebe Rexha nominohet për tri çmimet dhe ftohet të performojë në 'Billboard Music Awards 2023'

Ajo në një moment është kujdesur që të vërë në pah të pasmet e saj të bujshme, duke pozuar nga mbrapa.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Australia përndryshe është destinacioni i fundit i Bebe Rexhës për turneun e saj “Best F*n Night Of My Life”, pas ndalesave që ka pasur në Azi, Evropë dhe Amerikë të Veriut.

Artistja me origjinë shqiptare është duke përmbyllur një vit tejet të suksesshëm në karrierë, pasi sivjet ajo publikoi edhe albumin e tretë në karrierën e saj, të vetë-titulluar “Bebe”. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram