LAJMI I FUNDIT:

Arjola Demiri i rikthehet sërish temës së divorcit dhe marrëdhënies me ish-bashkëshortin: Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj raporti

Arjola Demiri i rikthehet sërish temës së divorcit dhe marrëdhënies me ish-bashkëshortin: Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj raporti
Foto: YouTube

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, gjatë qëndrimit në Big Brother VIP ka shpalosur detaje të shumta rreth jetës private.

Ajo ka folur në masë të madhe për ish-bashkëshortin, raportin e po ashtu edhe për tradhtinë që iu bë.


E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, teksa i është rikthyer sërish kësaj teme.

Arjola Demiri (Foto: YouTube)

Ish-ylli i “O sa mirë” tha se i kishte kërkuar ish-burrit të ruajnë miqësinë për hatër të fëmijëve, por që i njëjti nuk e kishte pranuar.

“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e tjetrit. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjeçare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për tu fokusuar tek familja. Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje”, u shpreh Demiri.

Të gjitha lajmet nga Arjola Demiri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arjola Demiri

“Unë nga kjo eksperiencë pas divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha mes tjerash ajo.

Arjola Demiri (Foto: YouTube)

Me ish-bashkëshortin, Arjola ka tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori