Nga: Merita Toçila (fragment nga monografia Kostumografia në art)
Po të kërkojmë për veshjen më larg në kohë do të mund të zbulojmë vepra të mrekullueshme të artistëve arbëreshë në etapa të ndryshme të historisë, për të cilët edhe është folur., Por lipset të ndalim në periudhën që i takon rilindjes evropiane ku studiuesi Mikel Prenushi ka veçuar disa emra artistësh të cilët me të drejtë ai i konsideron si “Kontributi shqiptar në Rilindjen evropiane” në librin me të njëjtin titull. Ai shkruan midis të tjerash se “ata krijuan në një kohë kur vendi ynë, pas një qëndrese heroike, po kalonte dramën e madhe të pushtimit osman, kur populli ynë, duke mos duruar robërinë ose kishte marrë malet ose kishte zgjedhur rrugën e vështirë të mërgimit.”
Mund të përmendim artistin më të shquar mes tyre, Vittore Carpaccio (Viktor Karpaçi), më tej Marco Basaiti, Matia Pretti, Francesco Albani, Michele da Valona, Andrea Alessi etj. Këta artistë portretizuan tipare të shoqërive ku bënin pjesë, skena realiste ose tematika të komanduara me ndjesitë që u provokonte koha. Por, pak prej tyre kanë përfshirë në tablo kostumin me elemente identitare “a la albanese”. Ndoshta Carpaccio është arbëreshi i vetëm në veprat e të cilit (ato që kanë mbetur prej tij) gjenden imazhe të veshjes së fisnikëve arbër.
Si pjesëtar i komunitetit të Shkollës Shqiptare në Venedik (Scuola degli Albanesi) ai trajtoi tematika nga vendi i origjinës. Fasadat e shkollës shqiptare iu besuan atij për t’i zbukuruar, në të cilat krijoi gjashtë tablo e basorieleve, një ndër më të njohurat është rrethimi i Shkodrës. Prenushi në librin e tij shprehet i keqardhur që atij nuk i njihet prejardhja nga Shqipëria, nuk përcaktohet se familja e tij nga Korça me mbiemër Karpaçi ka emigruar në Venedik dhe se ai ishte ndër më aktivët në komunitetin e Shkollës Shqiptare. Shënimet më të sakta i ka lënë ungji i tij, i cili shërbente si frat (frat Ilario) dhe duket se prej tij ka ardhur informacioni burimor, por origjinën, Prenushi shprehet, e vërteton gjithë jeta dhe veprimtaria artistike e tij.
Studiuesi Giovanni Orsini në “Storia dell’arte”(il quattrocento) e ka radhitur së bashku me gjenitë e pikturës venedikase të rilindjes, Andrea Mantegna, Giovanni Bellini, Gentile Bellini etj.
Një studim mbi jetën e artistit më 1907 shpjegon se Vittore Carpaccio është emri i italianizur i Vetor Scarpazza a Victor Carpatius, siç shënohet në pikturat e para prej vetë artistit, apo siç e thërrisnin në rrethin familjar.
Gjithsesi, epoka në të cilën krijoi Carpaccio ishte epoka e artë e Venedikut për nga fuqia ushtarake dhe ekonomike me shkëlqimin e pallateve, bollëkun e zbukurimeve, luksin dhe komoditetin e jetës së qytetëruar; nëpër rrugë dhe sheshe shëtisnin grupe zonjash të veshura bukur, patricë me rroba të gjata dhe njerëz nga orienti veshur me kostume të larmishme; bëheshin pritje ceremoniale të princërve dhe ambasadorëve të kombeve të tjera. Sa herë që ndonjë personazh rangu njoftonte ardhjen, pritej nga një delegacion fisnikësh veshur me mëndafsh, të zgjedhur sipas sërës të tyre dhe të mysafirit.
Doemos Carpaccio ishte mësuar me përvojën e përditshme të vezullimit të mëndafshit, të shkëlqimit të purpurit në disa nuanca e të dhjetëra llojeve të veshjeve nga Lindja e Perëndimi dhe prezantoi atë që ai pa. Ndaj me penelin e tij u bë kronisti më i vërtetë i aktiviteteve dhe ngjarjeve në të gjitha fazat; individët në qëndrimet dhe gjestet e tyre të përditshme, dhe disa prej veprave ilustrojnë në mënyrë të përkorë ato ceremoni galante, fama e të cilave mbërriti përmes dokumentimeve të shumta.

Mes këtij “teatri figurativ venecian”, siç shpesh e emërtojnë studiuesit veprën e tij, ndalet vështrimi te figura e një fisniku që përsëritet herë i plotë, herë në mënyrë fragmentare në tablonë “Mrekulli në urën Rialto”, “Shën Ursula” etj.
Në kënd të majtë të tablosë, si një dëshmitar okular i ngjarjes që po ndodh, shquhet një burrë me një mantel me cohë bizantine me ornamente floreale dhe në kokë një kapele të zezë cilindrike me strehë (janë dy figura, por ai në plan të parë është më i dukshëm). Gjestikulacioni dhe qëndrimi i personazhit ka vetëm rol narrativ. Tekstura e pasur e tekstilit, pozicioni i admirueshëm i figurës për të kuptuar strukturën e veshjes na grish të studiojnë veçantitë e secilit medium-tekstilit, lëkurës, metalit, për të kuptuar përmes modelimit të pëlhurës të panjohurën që na fsheh e kaluara. Nëse arrijmë të kuptojmë mund të zbulojmë kodet e humbura të veshjes arbërore në kapërcyell të shekullit XV. Prezenca e tyre në arenën veneciane, dinjiteti me të cilin qëndrojnë, tregon vendin e privilegjuar që zinin në shoqëri, statusin e qëndrueshëm, mirëqenien dhe komunikimin e natyrshëm me botën përreth.
Të dhënat dokumentare në arkiva dhe botime si dhe ato vizive të kohës konfirmojnë se një veshje e tillë emërtohej model shqiptar ose “albanian”. Dhe, po t’i referohemi librit të hershëm të kostumeve nga Cesare Vecellio më 1590, ai e ka dokumentuar si veshje nobilis. Kjo e dhënë dhe të tjera nga burime të ndryshme na nxisin të rindërtojmë imazhin e një fisniku arbëror, të kostumeve e fizionomive të humbura në pluhurin e kohës. Karakteristikat e përgjithshme të saj ishin: manteli i gjatë i hapur përpara dhe i mbyllur me sumbulla të dukshme metalike, një jakë në ngjyrë të errët që ndiqte harkun e qafës nënkuptonte veshjen e dytë, mëngët që zgjateshin deri në fund të shtatit dhe lidhja me kordon/brez pëlhure në mes. Tekstili me shkëlqim të vakët mëndafshi i dekoruar me floreale i jepte një ngjyrim oriental veshjes për syrin e një romani apo veneciani. Poshtë petkut të sipërm shihet një tunikë me jakë të mbyllur në ngjyra simbolike të shtresave të pasura: blu, e artë ose e gjelbër. Kapelja e zezë përcaktonte në mënyrë të padiskutueshme etninë dhe rangun, si elementi më identifikues për çdo mbartës të saj. Vecellio argumenton se ngjyra e zezë përdorej nga fisnikët dhe në ngjyrë skarlet nga tregtarët. Shpërfaqja e një personazhi të tillë në veprat e Carpaccios na bën të aludojmë për paraqitjen reale të fisnikëve arbër dhe përhapjen që pësoi kostumi i tyre më vonë në Evropë.
Teksa në tablonë “Martesa e Virgjëreshës” në qendër të skenës piktorike është kompozuar figura e një lideri shpirtëror me një kostum të pangjashëm me ato të trajtuara në tablotë e mëparshme me tabare dhe kyrbasia të lartë (qeleshe) siç e mbante Aleksandri i Madh. Afria që paraqet tekstura, modelimi, struktura në prerje dhe sistemi ornamentik me veshjet historike të arbëreshëve në ishujt e Greqisë ngre pikëpyetje të shumta nëse kjo është veshja arbërore e kohës me tipare etnografike brenda territorit arbëror apo është thjesht një mendim hipotetik që lypet të elaborohet më tej.
Duhet thënë se për shkak të prapambetjes ekonomiko-kulturore dhe të ndodhur në kushtet e pushtimit të hapësirës arbërore, u krijua një boshllëk i madh në informacionin mbi veshjet e përdorura nga arbrit në periudhën e rilindjes evropiane. Ndaj një studim i mirëfilltë i opusit figurativ të artistit arbëresh Carpaccio, dhe ndonjë arbër tjetër që ka trajtuar figura historike, do të mundësonte një analizë më të përplotësuar rreth ecurisë së kostumit arbëror në periudhën e errësirës historike kur tek ne as mund të flitej për art realist shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vittore Carpaccio, piktori i veshjes arbërore!

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Anton Çetta, filozofi i paqëtimit

LUMI
JU KENI LIBANIN TUAJ, UNË KAM TIMIN

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe