LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 3° partlycloudy_night

Përfaqësues nga Këshilli Bashkiak i Sarandës vizituan sot Gjakovën

Përfaqësues nga Këshilli Bashkiak i Sarandës vizituan sot Gjakovën
Gjatë ditës së sotme, Komuna e Gjakovës është nderuar  me vizitë nga një delegacion i veçantë nga Këshilli Bashkiak Sarandë  i udhëhequr nga Asaf Stroka, ngjarje kjo solemne e organizuar në kuadër të Përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Fillimisht, ky delegacion zhvilloi takim pune me Kryetarin e Komunës së Gjakovës ,Ardian Gjini, Kryesuesen e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Arbënesha Kuqi si dhe Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka Pylla.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh i lumtur për këtë vizitë, e cila simbolizon miqësinë mes dy qyteteve, rrjedhimisht edhe thellimin e bashkëpunimit si institucione.

Më pas, në Sallën Solemne në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, u zhvillua mbledhja e përbashkët në mes të Kuvendit të Komunës së Gjakovës dhe Këshillit Bashkiak Sarandë.


Në fjalën e saj para kuvendarëve, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës Arbënesha Kuqi, foli për rrugëtimin e Kosovës pas luftës, duke përmendur vështirësitë dhe sakrificat e popullit tonë por edhe sukseset e pamohueshme në këto vite si shtet i lirë dhe i pavarur.

Ndërkaq, ajo falënderoi delegacionin nga Saranda për këtë vizitë dhe për gjithë gatishmërinë për bashkëpunim miqësor e institucional me komunën e Gjakovës.

Kuqi poasht u shpreh e bindur se kjo frymë e mirë bashkëpunimi, do të rezultojë me projekte konkrete në të mirë të këtyre dy qyteteve.

Pas seancës solemne, dekegacionet bënë homazhe pranë Lapidarit “Shokët e Lirisë”, vizituan nga afër punimet në Stadiumin e Qytetit, Muzeun Etnografik si dhe dhe Risons Winery & Distillery.

Në trend

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Kalo në kategori