LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin ka rënë nën 100,000 dollarë për herë të parë në gjashtë ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur tarifa importi për mallrat nga Kina, Kanadaja dhe Meksika.

Tarifat e vendosura tashmë kanë shkaktuar “hakmarrje” nga të tre vendet, dhe industria e kriptove është e ndarë se si kjo do të ndikojë në tregun më të gjerë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas një deklarate të 1 shkurtit nga Shtëpia e Bardhë, “Trump po zbaton një tarifë shtesë prej 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika dhe një tarifë shtesë prej 10% për importet nga Kina. Burimet energjetike nga Kanadaja do të kenë një tarifë më të ulët prej 10%”.


Në deklaratë thuhej se “Trump po ndërmerr veprime të guximshme për të mbajtur Meksikën, Kanadanë dhe Kinën përgjegjëse ndaj premtimeve të tyre për ndalimin e imigracionit të paligjshëm dhe ndalimin e fentanilit helmues dhe drogave të tjera që të rrjedhin në vendin tonë”.

Sipas paralajmërimeve, tarifat mund të rrisin inflacionin, duke çuar potencialisht në norma më të larta interesi, gjë që zakonisht bën që investitorët të largohen nga asetet më të rrezikshme si kripto, dhe drejt aseteve më tradicionale si obligacionet dhe depozitat me afat.

Kujtojmë se menjëherë pas njoftimit të Trump, kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi në një konferencë për shtyp se ai do të vendosë një tarifë 25% për mallrat amerikane me vlerë 106.5 miliardë dollarë.

E Ministria e Tregtisë e Kinës thuhet se tha se do të paraqesë një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) dhe “do të marrë kundërmasat përkatëse”.

Ndërsa presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha në një postim të gjatë X se ajo ka udhëzuar Sekretarin e Ekonomisë të “zbatojë planin B”, i cili përfshin “masa tarifore dhe jotarifore në mbrojtje të interesave të Meksikës”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Elon Musk u shkruan punëtorëve pas mesnatës, i njofton se do të largohen nga puna

Elon Musk u shkruan punëtorëve pas mesnatës, i njofton se do të largohen nga puna

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Kalo në kategori