LAJMI I FUNDIT:

Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?

Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?

Kirurgu Shkodran Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur për problemet dhe simptomat që shkaktojnë hemorroidet.

Krasniqi bëri të ditur se hemorroidet në fakt janë enë të gjakut të zgjeruara të cilat shfaqen në anus, në pjesën e poshtme të rektumit dhe kur dalin jashtë shkaktojnë shumë shqetësime, dhimbje, gjakderdhje.

“Simptomat zakonisht janë si kruarje, dhimbje, pastaj gjakderdhje, dhimbje gjatë jashtëqitjes.


Preferohet gjithmonë të trajtohen në mënyrë konservative, d.m.th me medikamente e që e ulin dhimbjen dhe inflacionin, kremra ose supozitor që kanë efekt kundër inflamacionit dhe dhimbjeve”, tha ai.

Doktori tutje bëri të ditur se këta pacientë duhet të marrin preparate edhe që e zbusin jashtëqitjen.


“Një jashtëqitje e butë automatikisht ndikon pozitivisht në përmirësimin e gjendjes.   Po ashtu rekomandohet të kenë kujdes në atë se çfarë konsumojnë, duhet të pinë shumë ujë dhe të fokusohen në pemë, perime dhe aktivitete fizike. Një prej shkaktarëve kryesorë të hemorroideve është konsistenca e fortë e jashtëqitjes”, tha ai.

Sipas tij, nëse terapia konservative nuk funksionon, si opsion i fundit është edhe intervenimi kirurgjik.

Podcastin e plotë lidhur me mbipeshën, ngushtimin e lukthit, bypass-in e stomakut, problemet me hemorroide mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kronika e Zezë
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
E ashpër dhe polarizim i madh politik - çfarë fushate zgjedhore presin analistët?

E ashpër dhe polarizim i madh politik - çfarë fushate zgjedhore presin analistët?

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Hoxhaj viziton një kompani prodhuese në Vushtrri: Ju e dizajnoni imazhin e Kosovës jashtë

Hoxhaj viziton një kompani prodhuese në Vushtrri: Ju e dizajnoni imazhin e Kosovës jashtë

Lajme
Kalo në kategori