LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 janari Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i jep zyrat

Nga 1 janari Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i jep zyrat

Qeveria shqiptare vendosi me vendim të këshillit të ministrave në mbledhjen e 13 dhjetorit, që të kalojë nën administrim të Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe të Ministrisë së Drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve, kjo pasi nga 1 janari 2025, kompetencat e Komisionerëve Publikë do t’i marrë kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Në titullin e vendimit nr.518, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të një pjese të godinës, ku ushtron veprimtarinë Kontrolli i Lartë i Shtetit, për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerëve Publikë, institucione të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i parashikuar nga ligji nr.84/2016”, të ndryshuar, dhe kudo në përmbajtje të këtij vendimi, fjalët “… Komisionerëve Publikë, institucione të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i parashikuar nga ligji nr.84/2016” zëvendësohen me “… Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar …”, thuhet në VKM.

Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë pasohet edhe me marrjen e stafetës nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.


Mandati i vazhdimit të vetingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë vetingut, u kontrolluan 805 funksionarë, prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë, pa llogaritur rreth 100 prej tyre që u dorëhoqën.

Aktualisht kanë mbetur për t’u shqyrtuar në KPA, mbasi janë apeluar, 42 gjyqtarë dhe prokurorë. Kurse në Gjykatën e Strasburgut rezulton se kanë bërë padi 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndau pak dite me pare shqetësimin me shoqërinë civile për një pjesë të gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun dhe janë në sistem, por institucioni që drejton ka indicie se ende kryejnë akte korruptive

“Kemi një numër të madh subjektesh që kemi ushtruar ndjekjen penale. Do vazhdojmë ta bëjmë sa herë kemi indicie. E kam thënë dhe një herë tjetër. Shqetësimi më i madh nuk janë subjektet e shkarkuara por janë ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë ta ushtrojnë funksionin. Fokusi ynë është dhe kjo pjesë e prokurorëve. Ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive. Kemi detyrë të ushtrojmë ndjekjen penale”, është shprehur Dumani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Kalo në kategori