Kush është Georges Mikautadze? Dështimi i Ajaxit, i cili po udhëheq Gjeorgjinë dhe garën e ‘Këpucës së Artë’ në Euro 2024
I përshkruar si përgjigja e Metzit për Kylian Mbappe, sulmuesi Georges Mikautadze është në krye të listës si golashënuesi më i mirë në Gjermani pas një faze të jashtëzakonshme në grupe me Gjeorgjinë.
Pak do të kishin parashikuar që Gjeorgjia e vogël do të arrinte në 1/8-ten në Euro 2024 në atë që është turneu i tyre i parë i madh, e lëre më që ata të kishin golashënuesin kryesor në radhët e tyre në përfundim të fazës së grupeve.
Mediumit Goal.com e caktoi Georges Mikautadzen si një yll të mundshëm të kampionatit evropian, por me tre gola në po aq ndeshje, ai ka tejkaluar pritjet dhe ndoshta ëndrrat e tij më të çmendura.
Lavdim Pireva
Mikautadze, i cili kishte të drejtë të luante për Francën, por zgjodhi të luajë për Gjeorgjinë më 2021 – shënoi një përfundim klinik për t’u bërë golashënuesi i parë i turneut të madh të vendit të tij në ndeshjen e tyre hapëse kundër Turqisë, përpara se të kthente me gjakftohtësi goditjet nga pika e bardhë në barazimin me Republikën Çeke dhe në fitoren e pabesueshme 2-0 ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos që i siguroi kombit të Kaukazit një vend në fazën e 1/8-tës.
Larg golave të tij, ritmi dhe ‘mashtrimet’ e 23-vjeçarit kanë rënë në sy, dhe pas një përvoje disa vjeçare ai është i destinuar për gjëra më të mëdha pasi klubi i tij aktual Metz pësoi rënie në Ligue 2. Por, cila është historia e tij?
Aty ku filloi gjithçka
Mikautadze mund të përfaqësojë Gjeorgjinë në nivel ndërkombëtar, por ai ka lindur në Lyon, Francë, në vitin 2000. Prindërit e tij emigruan atje nga Gjeorgjia e shkatërruar nga lufta në fund të viteve ’90 dhe do të ktheheshin në shtëpi vetëm gjatë verës, megjithëse ata do t’i mësonin djalit të tyre gjuhen e ‘nënës’.
Udhëtimi i tij futbollistik filloi në FC Gerland në 2007, nën hijen e ish-stadiumit të Lyonit me të njëjtin emër në jug të qytetit. Ndoshta në mënyrë të pashmangshme, ai u zbulua shpejt nga fituesit e atëhershëm serik të Ligue 1 dhe do të kalonte shtatë vjet të zhvillimit të tij me klubin e qytetit të tij të lindjes.
Pas largimit nga Lyon më 2015 dhe një kohë të shkurtër me Saint-Priest në periferi të qytetit, Mikautadze do t’i bashkohej klubit aktual Metz, 460 km larg, në vitin 2017. Atje ai do të kalonte dy vjet në akademi përpara se të promovohej me shpejtësi në ekipin B – që luajnë në kategorinë e tretë franceze – duke rënë në sy.
View this post on Instagram
Pushimi i madh
Në sezonin 2019/20, forma e Mikautadze në ekipin B i dha atij një vend në skuadrën e Metzit për tre ndeshje radhazi në dhjetor, dhe ai do të dilte nga bankina për të bërë debutimin e tij për ekipin e parë kundër Nice në një paraqitje prej shtatë minutash. Megjithatë, kjo nuk do të përfundonte të ishte një përparim i madh, pasi sulmuesi do të detyrohej të priste me durim për të marrë mundësinë e tij në Metz.
Në vend të kësaj, ishte një huazim në Belgjikë, kur Mikautadze ishte 20 vjeç, që u dëshmua të ishte një ‘pikë uji’; ai kaloi dy sezone me Seraing, në periferi të Liege, dhe tregoi potencialin e tij për t’u bërë një golashënues pjellor. Përfundimisht duke udhëhequr Seraing në promovimin nga niveli i dytë belge në sezonin e tij të parë, Mikautadze filloi ashtu siç donte të vazhdonte pasi shënoi katër herë në debutimin e tij kundër Lommel. Pas vetëm nëntë ndeshjesh ai pati 15 gola në emër të tij, duke përfshirë edhe dy het-trikë të tjerë.
Edhe pse norma e tij e golave do të zvogëlohej në gjysmën e dytë të sezonit, ai përsëri do ta përfundonte sezonin e rregullt të ligës me 19 gola në 22 ndeshje. Dhe ai do të dilte në pah kur ishte më e rëndësishmja, duke shënuar dy herë dhe duke ofruar një asistim gjatë një ndeshje barazhi kundër Beveren ndërsa Seraing triumfoi 6-3 në total.
Si shkoi tutje karriera?
Mikautadze do të huazohej përsëri te Seraing për sezonin e tyre të promovimit, duke treguar se ai mund të shënonte gola në një ligë evropiane pasi shënoi nëntë herë në Superligën Belge, duke bërë një fillim tjetër të shpejtë me shtatë gola në 10 paraqitjet e tij të para. Ai nuk mundi të parandalonte skuadrën e tij të përfundonte në vendin e barazhit, por edhe një herë doli në pah me golin e vetëm në dy ndeshjet kundër Molenbeek për të mbajtur Seraing në ligën elitare.
Sulmuesi u kthye në Metz për sezonin 2022/23, pasi më në fund fitoi mundësinë për të qenë titullar – ishte thjesht për të ardhur keq për të që Les Grenats kishte zbritur nga Ligue 1 sezonin e kaluar. Megjithatë, ai do të shfrytëzonte maksimumin në Ligue 2, duke dhënë 31 gola në 37 ndeshje në një sezon të shkëlqyer individual, pasi ai përsëri luajti një rol të madh në një sezon promovimi, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i nivelit të dytë francez dhe duke u emëruar lojtari i sezonit.
For those who don’t know current Euro top scorer, Georges Mikautadze 🔝🇬🇪
2⃣2⃣ games played
1⃣4⃣ goals
4⃣ assists pic.twitter.com/NVQ3ms9O6Q— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) June 26, 2024
Forma e tij e kthyer në Francë zgjoi interesin e një gjiganti evropian, me Ajaxin që shpenzoi 16 milionë euro për të sjellë Mikautadze në Amsterdam në verën e vitit 2023.
Ai tha se “nuk hezitoi asnjë sekondë” kur Ajaxi e thirri, por lëvizja e tij e madhe shkoi keq mes kaosit gjithëpërfshirës në Johan Cruyff Arena pasi ai bëri vetëm nëntë paraqitje në një rol të vogël në gjysmën e parë të sezonit. Në nëntor, trajneri i përkohshëm John van’t Schip sugjeroi se ai po përpiqej të përshtatej.
“Ai ende mund të duhet të përshtatet me mënyrën se si ne duam të luajmë si Ajax. Nëse ju humbni topin, çfarë bëni? Dhe si do të bëni presion? Këto janë gjëra për të cilat atij mund t’i duhet pak më shumë kohë. Por është e qartë se ai mund të luajë futboll”, deklaroi ai.
Në janar të vitit 2024 u mor vendimi drastik për t’u huazuar Mikautadze në Metz – një lëvizje që do t’i hapte rrugën formës së jashtëzakonshme që kemi parë në Euro 2024. Ai pothuajse i vetëm e shpëtoi Metzin nga rënia pasi shënoi 11 herë në një mjedis të njohur, duke përfshirë një seri prej tetë golave në shtatë ndeshje për të përfunduar sezonin e ligës.
Trajneri i Metz, Laszlo Boloni tha në prill: “Ai humbi shumë nderin e tij te Ajax. Tani, ai po rizbulon mirëqenien e tij. Për të gjithë ekipin, kur ke një golashënues, është gjëja më e gëzueshme. Mikautadze nuk është Kylian Mbappe, por ai është Mbappe i FC Metz!”.
Megjithatë, në fund të fundit, nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar Les Grenats, të cilët u mundën 4-3 në total nga Saint-Etienne në barazh, pavarësisht nga një gol tjetër i Mikautadze.
Pikat më të forta
Dy nga tre golat e Mikautadze në Euro 2024 janë shënuar nga penalltia, por i pari i tij – një përfundim instinktiv për herë të parë kundër Turqisë – tregoi se ai është një ‘gjuetar’ në zonën e penalltisë që di vetëm si të përfundojë një mundësi, ndërsa ritmi i tij dhe mashtrimet janë gjithashtu në sy.
“Pika ime e fortë është përfundimi im. Driblimi, përshpejtimi dhe gjuajtja: kjo është ajo për të cilën jam i mirë, kjo është cilësia ime kryesore. Këtë e kam bërë që kur kam qenë fëmijë. Jam mësuar të luaj si nr.9, duke u shfaqur para portës, krijimi i rasteve dhe gjuajtja në portë”, tha sulmuesi gjatë kohës së tij me Seraing.
‘Vrasësi’ gjeorgjian gjithashtu krenohet jashtëzakonisht me aftësinë për të luajtur me të majtën ose me të djathtën, pasi ka punuar me dy këmbët sapo ishte duke luajtur.
“Po, luaj me dy këmbët. Është një avantazh i madh. Që fëmijë stërvitja këmbën e majtë më të dobët gjatë gjithë kohës dhe pak nga pak këmba ime e majtë do të bëhej e barabartë me të djathtën”, tha ai në intervistën pas nënshkrimit me Ajax.
I aftë për të operuar përgjatë vijës së parë dhe në mesfushë sulmuese, shkathtësia e tij është gjithashtu një pasuri e madhe. Ish-menaxheri i tij Emilio Ferrera e përshkroi atë si “një fenomen”.
“Ai mund të shënojë në të gjitha mënyrat e mundshme: në një moment, pas një driblim, me një goditje nga distanca, me të majtën, me të djathtën… vetëm jo me kokë”, tha ai për Sporza.
Hapësirë për përmirësim
Mikautadze nuk ka ndonjë të metë të dukshme në lojën e tij në këtë fazë të hershme të karrierës së tij, por shefi i tij i Ajaxit, Van’t Schip aludoi për punën e tij pa top dhe presionin në vlerësimin e tij se pse ai nuk po merrte minuta në Amsterdam. Ferrera përmendi gjithashtu aftësinë e tij për të udhëhequr, por kjo ndoshta është mjaft e drejtë kur merrni parasysh shtatin mjaft të lehtë të sulmuesit.
Duke pasur parasysh shkathtësinë e tij dhe faktin që i pëlqen të lëvizë nëpër vijën e parë, ndoshta nuk është befasuese që pozicionimi i tij mund të vuajë disi, dhe kjo gjithashtu mund të kontribuojë që ai të jetë pak pasiv në mbrojtje pasi mund të mos jetë në vendin e duhur në kohën e duhur.
Çfarë vjen më pas?
Metz thuhet se tashmë ka pranuar një opsion prej 13 milionë eurosh për të blerë marrëveshjen e huazimit të Mikautadze nga Ajax, por është i sigurt se do të shitet sërish për një fitim të madh pas shfrytëzimeve të tij në Euro 2024 dhe rënies së Les Grenats në Ligue 2.
Thuhet se Monaco ka gjetur një marrëveshje verbale me sulmuesin dhe i ka bërë një ofertë Metzit, ndërsa skuadra e Ligue 1, Lens dhe klubi i tij i qytetit të lindjes, Lyon, më parë kanë treguar interesim.
Megjithatë, klubit të Principatës mund t’i duhet të lëvizë shpejt, me formën e Mikautadze për vendin e tij në Gjermani që do të tërheqë më shumë admirues nga të gjitha ligat kryesore të Evropës. Ëolves, Burnley, AC Milan dhe Juventus janë cilësuar të gjithë si destinacione të mundshme në të kaluarën, dhe ai me siguri do të synojë lart ndërsa lufton për Këpucën e Artë të Kampionatit Evropian.
Për atë që ia vlen, vetë lojtari pretendon se është ende i pavendosur për lëvizjen e tij të radhës.
“Përshëndetje të gjithëve, vetëm pak lajme në lidhje me transferimin tim. Unë ende nuk e kam bërë zgjedhjen time për klubin tim të ardhshëm. Do të jem i kënaqur të shpall vendimin tim”, shkroi ai më herët në qershor.
Kudo që përfundon, ai ka demonstruar potencialin për t’u bërë një gjuajtës vdekjeprurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Këngëtari i njohur Ed Sheeran ndihmoi klubin e tij të preferuar të sillte një futbollist me vetëm një telefonat
Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme