LAJMI I FUNDIT:

Katër motrat memece që jetojnë me nënën e sëmurë – marrin mbështetje përmes emisionit “Radar”  

Katër motrat memece që jetojnë me nënën e sëmurë – marrin mbështetje përmes emisionit “Radar”  

Radar përmes dëgjuesve dhe bashkëpunëtorëve të saj ka ndihmuar një familje në gjendje shumë të rëndë.

Historia e Familjes Dibrani është e rëndë.

Nëna me katër vajzat e saja që kanë jetuar në barak tashmë janë bërë me strehë edhe falë mobilizimit që kishte bërë këngëtari Labinot Tahiri.


Marigona është vajza e kësaj familje që tashmë ka mbi supe barrën e familjes. Ajo duhet të kujdeset për nënën dhe motrat e saj që janë memece.

Emisioni Radar në Radio Dukagjini  ka ndërmarrë së fundmi një aksion që përmes dëgjuesve të saj dhe njerëzve vullnetmirë t’u sigurojë kësaj familje disa gjëra bazike që nevojiten për të kaluar vitin.

Moderatorja Edita Doli thotë se i kanë siguruar një punë Marigonës, vajzë së kësaj shpie, por që sipas saj ajo e ka të pamundur të punojë për shkak të kujdesit të vazhdueshëm që duhet të kenë motrat e saja.

“Prej se në është ndërtuar banesa askush më nuk na ka hapur derën. Ne kemi nevojë për ushqim dhe barna dhe për dru për ngrohje. I marrim nga 100 euro për tri motrat e sëmura, por që të njëjtat nuk janë të mjaftueshme”, rrëfen Marigona.

“Për ne është kujdesur baba, por me vdekjen e tij barra më ka rënë mua. Është shumë e vështirë të kujdesem për to”, shton tutje Marigona.

Kushdo që ka mundësi dhe dëshirë që për një kohë t’ia sigurojë furnizimet ushqimore për një kohë kësaj familje mund të lajmërohet në numrat e Radio Dukagjinit 038737373 dhe 038737374.

Mirëpo Radio Dukagjini përmes bashkëpunëtorit të saj barnatores “Riga Farm” me rrjetin e saj të barnatoreve i ka siguruar kësaj familje fillimisht barnat për tre muaj.

Mirëpo në vijim të realizimit të stories, dëgjuesi i Radarit, gëzimi i ka siguruar ushqimin kësaj familje për një vjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori