Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës.
Kjo deklaratë është nënshkruar në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Selia e OKB, New York, nënshkrimi i deklaratës së përbashkët me Presidentin Volodymyr Zelensky, për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë të mërkurën Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se pushtimi rus në shtetin e tij është “kriminal” dhe ka thënë se Moskës duhet t’i hiqet e drejta e vetos në këtë institucion të OKB-së.
“Bota duhet ta di të vërtetën për këtë luftë”, ka thënë Zelensky teksa në të njëjtën tavolinë ka qenë ambasadori rus në OKB.
“Është agresion kriminal dhe i paprovokuar nga Rusia në kombin tonë, me qëllim të marrjen së territorit dhe burimeve të Ukrainës”.
Takimi është drejtuar për herë të parë nga Shqipëria, përkatësisht kryeministri i saj, Edi Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë në takim se lufta e Rusisë në Ukrainë “është duke i rritur tensionet gjeopolitike dhe ndasitë, po e kërcënon stabilitetin rajonal, po rrit kërcënimet bërthamore dhe po krijon çarje edhe më të thella në një botë multipolare”.
Kjo është hera e parë që Zelensky ka marrë pjesë fizikisht në një seancë të Këshillit të Sigurimit, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Para nisjes së takimit, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia është deklaruar kundër fjalimit të Zelenskyt.
“Dua t’i siguroj kolegët tanë rusë dhe të gjithë këtu që ky nuk është operacion special i Presidencës shqiptare. Ekziston një zgjidhje për këtë. Nëse ju pajtoheni, ju e ndalni luftën dhe presidenti Zelensky nuk flet”, ka thënë kryeministri shqiptar Rama.
Në 19 muajt e fundit, Këshilli i Sigurimit është takuar dhjetëra herë për të diskutuar për Ukrainën, mirëpo nuk ka mundur të vendosë për diçka për çështjen e vetos që e gëzon Rusia, si anëtare e përhershme e këtij trupi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj