LAJMI I FUNDIT:

Largimi i nxënëses nga shkolla për shkak të mbulesës, imami Maliqi: Nagavci ta shfuqizojë sa më parë ndalesën raciste

Largimi i nxënëses nga shkolla për shkak të mbulesës, imami Maliqi: Nagavci ta shfuqizojë sa më parë ndalesën raciste

Imami Labinot Maliqi ka reaguar pasi një vajzë nuk është lejuar të ndjek mësimit në shkollën “Asdreni” në Pejë, për shkak të mbulesës.

Maliqi thotë se askush nuk mund t’i përjashtoj vajzat nga shkollat publike, vetëm pse po bartin shamitë në kokë, transmeton Telegrafi.


“Ashtu siç u kthye në shkollë të mërkurën e javës së kaluar nxënësja shembullore në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, do të kthehet në shkollë gjatë kësaj jave edhe nxënësja me sukses shembullor në shkollën “Asdreni” në Pejë, inshaAllah. E, gjithashtu shumë shpejtë edhe nxënëset nga komuna e Skenderajt dhe ajo e Drenasit.

Askush nuk do të mund t’i përjashtoj vajzat nga shkollat publike të Kosovës, vetëm për shkak se ato e bartin shaminë në kokat e tyre. ASKUSH! Ligji është në anën tonë. Ndërsa drejtorët racista, si dhe të tjerët që shprehin mos durim fetarë, duke e prishur qetësinë publike dhe duke kryer veprime jo demokratike, siç është mohimi i të drejtës elementare njerëzore e kushtetuese për shkollim dhe praktikim të besimit, e kanë vendin në burg, ose ju rekomandoj të shkojnë në Kinë apo Koren e Veriut. Atje jam i sigurt se mund të gjejnë sistemin që ju përshtatet, dhe shumë shokë me bindje të njëjta komuniste”, thotë ai.

13 vjeçarja përjashtohet për shkak të mbulesës, protestojnë nxënësit e shkollës “Asdreni” në Pejë
Lexo po ashtu 13 vjeçarja përjashtohet për shkak të mbulesës, protestojnë nxënësit e shkollës “Asdreni” në Pejë

Tutje, ai ka kërkuar nga ministrja Arbërie Nagavci që të shfuqizojë sa më parë ndalesën sipas tij, bullizuese nga Udhëzimi Administrativ.

“Fatmirësisht, vendi ynë aspiron të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, andaj edhe sistemi juridik i shtetit tonë duhet të jetë në përputhje të plotë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

I bëjë thirrje Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, t’a shfuqizon sa më parë ndalesën raciste e bullizuese nga Udhëzimi Administrativ, ndalesë kjo e trashëguar nga qeveritë e mëparshme, e cila vazhdon edhe sot të jetë pengesë për shkollimin e atyre vajzave që kanë vendosur ta bartin shaminë. Bëjeni të mundur që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndjekin shkollimin e tyre në mënyrë të barabartë dhe pa asnjë pengesë, pavarësisht diversitetit që është i pranishëm dhe i pranueshëm nga të gjithë qytetarët”, shton tutje ai.

Ndryshe, përjashtimi i nxënëses E.L nga shkolla “Asdreni “ në Pejë, vetëm për shkak të mbulesës, ka nxitur reagime.

Sot shokët dhe shoqet e klasës së saj kanë vendosur që të bojkotojnë mësimin. Ata kanë protestuar duke kërkuar që shoqja e tyre e klasës të kthehet shkollë.

Lidhur me këtë rast familjarët e nxënëses E.L kanë angazhuar avokatin Gëzim Baloku që të merret me rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori