LAJMI I FUNDIT:

Kurti në pritjen lamtumirëse për shefin e EULEX-it: Falënderimi ndaj një organizate, është t’ia dëshmojmë asaj se nuk është më e nevojshme

Kurti në pritjen lamtumirëse për shefin e EULEX-it: Falënderimi ndaj një organizate, është t’ia dëshmojmë asaj se nuk është më e nevojshme

Kryeministri, Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për nder të shefit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigermark, në përfundim të mandatit të tij.

Kurti u shpreh se mënyra më e përshtatshme që një qeveri mund të shprehë falënderimet e saj ndaj një organizate të huaj ndihmëse është t’ia dëshmojë asaj se nuk është më e nevojshme.


“Dhe gjithashtu, komplimenti më i lartë që mund t’i bëj ambasadorit Wigemark, teksa mbylli tri vjet e gjysmë shërbim të shquar, është se nën udhëheqjen e tij, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit është bërë, në pjesën më të madhe, më shumë e panevojshme se kurrë më parë”, ka deklaruar Kurti.

Duke shprehur mirënjohje të thellë për punën e tij në krye të kësaj organizate, kryeministri tha se qëllimi përfundimtar i institucioneve të huaja të ndihmës nuk është të qëndrojnë përgjithmonë në vendet që ata ndihmojnë. Përkundrazi, është për t’i përgatitur ato vende që të qëndrojnë në këmbët e tyre.

Sipas njoftimit për media, thuhet se kryeministri Kurti tutje u shpreh se sundimi i ligjit në Kosovë nuk ka qenë kurrë më i fortë dhe se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në këtë fushë, veçanërisht në dy vitet e fundit.

Megjithatë, kryeministri Kurti e veçoi rëndësinë e EULEX-it dhe praninë e tij në javët e fundit në Mitrovicën e veriut, ku sundimi i ligjit ende nuk është vendosur plotësisht.

Ai falënderoi gratë dhe djemtë e guximshëm të EULEX-it për shërbimin e tyre, së bashku me Policinë e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it, për të ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe ligjit kundër milicisë së dhunshme dhe grupeve kriminale të nxitura dhe sponsorizuara nga Beogradi.

Kryeministri përmbylli fjalën e tij duke ngritur një dolli për ambasadorin Wigemark për gjithçka që ai ka bërë për vendin tonë dhe popullin tonë, duke shpresuar që Ambasadori Lars, të vijë e ta vizitojë Kosovën sa më shpejtë dhe aq shpesh sa e lejojnë angazhimet e tij të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori