Porsche prezanton logon “e re” përpara lansimit të “veturës së saj sportive të së ardhmes”
Prodhuesi gjerman i veturave sportive ka zbuluar “renovimin” më të fundit të logos së saj ikonë, vetëm më pak se një javë përpara prezantimit të “veturës së saj sportive të së ardhmes”.
Logoja “e re” ishte dizajnuar për festimin e 75 vjetorit të veturës së parë sportive të Porsche, veturë e cila doli nga linjat e prodhimit në vitin 1948, e cila u parapri nga kompania që ndërtoi modele dhe tanke të bazuara në Volkswagen Beetle për ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Porsche me logon e re ka zgjedhur evolucionin përpara revolucionit, dhe prodhuesi i veturave pretendon se dizajnimi i asaj logoje u mori 3 vite kohë, raporton Drive, përcjell Telegrafi.
Elementet ngjyrë bronzi në logon e re janë të buta – në vend të teksturës me pika në dizajnin aktual – duke lejuar që brirët brenda logos të dallohen nga sfondi.
Përderisa shiritat e zinj kanë mbetur të pandryshuar, shiritat me ngjyrë të kuqe duket se kanë inkorporuar një model që i përngjan një hualli të mjaltës – e njëjtë me materialet nga fibrat e karbonit të cilat përdoren në shumë vetura sportive të Porsche.
Ndryshime të vogla shtesë përfshijnë tekstin e zi “Stuttgart” dhe vija më të përcaktuara në “kalin në ngritje”, megjithatë dizajni i përgjithshëm i logos është kryesisht i pandryshuar nga logoja origjinale e cila debutoi në 1952.
Sipas Porsche, logoja e re do të përdoret në modelet e saj të prodhimit nga fundi i vitit 2023, megjithëse mund të shihet në një koncept veturë që në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMazda MX-5 Miata do të ketë teknologji hibre
Befasi për drejtuesit e mjeteve në Gjermani: Policia ka një strategji të re me kamerat e shpejtësisë
Vetura që u përdor në filmin “Dictator”, shitet për 1.05 milion euro – ka targa të floririt dhe e tëra është e blinduar
Rekord i ri botëror, vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë tejkalon 500 km/h
Audi prezanton konceptin Activesphere që transformohet në pick-up
Si të hiqni vinjetat nga xhami i përparmë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova