Psilocybina, një përbërës halucinogjen i gjetur në kërpudha, ndikon në trurin e njerëzve që vuajnë nga depresioni i rëndë si asnjë lloj tjetër i antidepresantëve, ka treguar hulumtimi
Përfundimi i bazuar në skanimet e 60 personave do të thotë se ky ilaç mund të shërojë depresionin në një mënyrë unike, thonë studiuesit.
Forma sintetike e medikamentit aktualisht është duke u testuar te njerëzit në kushte mjekësore të kontrolluara saktësisht, me mbështetje psikologjike nga ekspertët para, gjatë dhe pas marrjes së tij.
Prof. David Nutt, autor i studimit në IKC në Londër, thotë se gjetjet e fundit rreth psilocibinës janë “eksituese” dhe “të rëndësishme”.
Domethënë, kur pacientët morën psilocybinë, truri i tyre “u hap” dhe u bë “më fleksibël dhe më fluid” brenda tri javësh, transmeton Telegrafi.
Ndryshime të ngjashme nuk janë vërejtur në trurin e atyre që janë trajtuar me antidepresivë standardë.
Psikodelikët janë një lloj lënde halucinogjene që prek të gjitha shqisat, duke ndryshuar të menduarit, ndjenjën e kohës dhe emocionet e një personi. Ndërsa ilaçet kundër depresionit të rregullt merren çdo ditë, psilocybin mund të duhet të merret vetëm një ose dy herë për të prodhuar të njëjtin efekt – por nevojiten më shumë kërkime për më shumë pacientë për një periudhë më të gjatë kohore për ta konfirmuar këtë.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar një reduktim të simptomave të depresionit me terapinë me psilocybin – por studiuesit nuk ishin të sigurt se si dhe pse funksionon.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak