Igli Tola
Antonio Gramshi, edhe pse përfaqësonte elitën politiko-filozofike fashiste, një sërë gjykimesh mbi politkbërjen i kishte shumë realiste, njëkohësisht edhe therëse në mënyrën e të përcjellurit; shkruante se kriza është ajo kur e vjetra vdes, ndërsa e reja e ka të vështirë të lindë.
Zgjedhjet e 14 majit, në vazhdën e atyre të 25 prillit 2021, e të simotrave të tyre rishtazi, kanë përcjellë disa mësime, jo domosdo pozitive dhe jo detyrimisht shpresëdhënëse. Por, që një pyetje ngrihet mbi gjithë këtë situatë: Pse nuk lind dot e reja? E reja qoftë në formë, e më pastaj në përmbajtje. Brenda sistemit, e më pas jashtë tij. Brenda entiteteve ekzistuese politike, e pastaj me forca të tjera. Së pari në koncept të gjësë, e pastaj pse jo edhe në njerëz të rinj në moshë. E në këtë realitetin tonë, përgjigja më e thjeshtë mund të ishte se e reja nuk lind dot pasi e vjetra nuk arrin të vdesë, ose se e vjetra është kujdesur ta vrasi (ose së paku ta mbaj në vdekje klinike) të renë.
Lindja, afirmimi, konsolidimi dhe derisa të arrihet në votëbesimin e figurave – alternativave – të reja politike, është proces me shumë pengesa e ‘stërkëmbësha’.
Së pari, pengesa të natyrës ligjore, që lidhen me specifikimet e kodit zgjedhor. Për analogji, shumë të ngjashme me ‘barrierat e tregut’ në ekonomi. Edhe politika, si çdo ‘treg’ tjetër për ta gjykuar për performancën dhe funksionalitetin e saj, duhet së pari ta ekzaminojmë për nga natyra e konkurrencës brenda industrisë, e cila varet nga struktura themelore e tregut. Sa mund të flasim për konkurrencë në një treg duopol, apo oligopol (dy parti, ku me raste ndonjë e tretë bëhet faktor) kjo kuptohet qartazi. Ajo që hap më shumë debat janë shkaktarët që favorizojnë këtë duopol. Teoria makroekonomike pohon se barrierat në hyrje (ligjore, tarifore etj.) janë ndër shkaktarët që tregjet oligopol/monopol nuk depërtohen dot nga operatorët e rinj ekonomik. Barriera këto që në tregun politik mund të përktheheshin: burokraci për t’u regjistruar si kandidat, mos-trajtimi me buxhet për të zhvilluar fushatën, mungesa e vëmendjes mediatike e deri te pabarazia në përkthimin e votave në mandat përfaqësimi (pragjet elektorale).E, të mos shkojmë më tej në elaborimin e komplekseve industriale të politikës që nuk janë gjë tjetër veçse grupe të ndërlidhura subjektesh që mbështesin këtë duopol, ku mund të listonim: interesa të veçanta, oligarkë, anketues, konsulentë, patronozhistë, gazetarë, lobistë, ambasadorë etj.
Shkopinjtë ligjor dhe ‘ekstra-ligjor’ që u vendosen rrotave të lëvizjeve të reja, që marrin xhiro të shpejta e entuziaste, sjellin edhe një mosbesim në sytë e votuesit që për nga natyra është pragmatik. Siç edhe pohon psikologu amerikan Marc Hauser, në situatë dilemash ne mbështetemi te emocionet. Impulusi i errët i vullnetit të emocioneve u paraprin reflektimeve te vetëdijshme dhe të kthjellëta. Kështu, afeksioni për t’u bërë palë me më të fortin/fituesin, nën motivacionin për t’i dhënë zë votës së tyre e mos e çuar atë dëm, bëjnë që të përsërisin tradicionalisht të njëjtat zgjedhje. Psikologjikisht, vota merr më shumë vlerë nëse kryqi vendoset përbri emrave të partive të konsoliduara, sesa në nismat e reja.
Alternativat e reja në fillim priren të përqafohen më së shumti nga votuesit që rëndom quhen “gri”: pa ndonjë lidhje a interes direkt me pushtetin e partitë politike. Ky votuesi krejt i hapur ndaj të resë e ndryshimit është zhgënjyer në mënyrë sistematike: shpesh nga lideri apo lidershipi i partisë që i lënë në mes të rrugës duke bërë pazare/marrëveshje ngushtësisht personale, rënia e kauzave dhe fshirja nga arena e artikulimit politik menjëherë pas mosarritjes së rezultateve të pritshme në zgjedhjet e para, mos-leximit të vullnetit të tyre duke u tjetërsuar votën etj. Zhgënjim ky edhe sepse kurrsesi një lëvizje e re nuk mund të jetë mbarsur nga krisja e marrëdhënieve personale, siç ka ndodhur kryesisht këtu te ne. Optimalisht, do të nevojiteshin arsye e teza programore dhe ideologjike, për të pasur kredibilitet dhe përcjellë siguri.
Që e reja të lind, qoftë vetëm për të modernizuar strukturën aktuale, apo shembur ngrehinën aktuale, duhet të zbulojë së pari rrugën. Të kapërcejë pengesat, të japë mesazhin e qëndrueshmërisë dhe të kalojë barrën e provës së mos-legjitimitetit të së vjetrës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'